Kontributi i Qytetërimit Islam

on e martë, shtator 23, 2008


Historiani i njohur, Jacques Le Goff, midis të tjerash shkruan: "Bota, në çdo epokë, ka vetëm një zemër në harmoni me të cilën, jeton pjesa tjetër e universit.

Shkruan: Ajni SINANI

Qytetërimi islam është fryt dhe prodhim pikërisht i Fesë Islame, sepse ky qytetërim është paraqitur bashkë me paraqitjen e Fesë Islame. Ngado, që ka arritur Feja Islame, ka arritur edhe ai qytetërim; çdo popull, që e pranoi Fenë Islam, në gjirin e tij u fut edhe ai qytetërim. Në vazhdim, do të shohim kontributin e pamohueshëm të qytetërimit islam (që ngërthen pazbërthyeshmë risht edhe kulturën islame) dhe ndikimin e tij në qytetërimin perëndimor, si dhe perspektivat që u afron e ardhmja këtyre dy civilizimeve, në bazë të sistemit të besimit dhe të moralit mbi të cilat ngrihen këto dy qytetërime. Por këtu, duhet të përmendim se, shpirti prometian dhe titanesk, që tregohet aq qartë, në pjesën më të madhe të artit të renesancës, qëndron diametralisht kundër shpirtit të Islamit, që mbështetet në përulje ndaj Zotit. Vërtet, shkenca dhe kultura islame, qenë faktorë për ngritjen e Renesancës në Perëndim, por elementet u shkëputën nga kuptimi dhe rëndësia e tyre e plotë.Qytetërimi hindus, kinez dhe japonez janë të ngushtuara në rajone të caktuara gjeografike dhe, në panoramën aktuale, zënë vend si sisteme të besimit dhe mënyra jetese, pa pretendime universale. Në panoramën aktuale, në sy, na bien dy qytetërime, që shënojnë ngritje: qytetërimi islam dhe ai perëndimor.Nëse lexon libra, që përshkruajnë historinë e kombeve, lexuesi do të hasë, në historinë e kombeve perëndimorë, përshkrime në detaje e me ngjyra të gjalla, ndërkohë, që gjen vetëm një kundrim sipërfaqësor, për pjesët e tjera të botës, duke iu nënshtruar kështu iluzionit, se: "e tërë bota është krijuar vetëm për perëndimin dhe civilizimin e tij, ndërsa civilizimet e tjera kanë qenë të përcaktuara vetëm për të formuar një kornizë të përshtatshme, për tërë atë famë perëndimore dhe si pasojë, në shpirtin e popujve joevropianë, krijohet ndjenja e inferioritetit ndaj kulturësdhe mundësive të tyre personale."Evropianët kanë pohuar deri vonë se, qytetërimi i sotëm, ka lindur drejtpërdrejt nga qytetërimi i vjetër grek. Qytetërimi grek është më i vonshmi i qytetërimeve të lashta, si: kaldease, asirase, midiase, indase, egjiptase etj. Qytetërimi perëndimor, në mendjen e individëve të qytetërimeve të tjera, mbjell tezën se ai është qytetërimi i vetëm që e rrethon dhe përfshin edhe të kaluarën edhe të ardhmen. Kjo paradigmë, e përhapur me përmasa botërore edhe në librat shkollorë, bëri që qytetërimi perëndimor të admirohet si një e vërtetë absolute. Historiani i njohur, Jacques Le Goff, midis të tjerash shkruan: "Bota, në çdo epokë, ka vetëm një zemër në harmoni me të cilën, jeton pjesa tjetër e universit. E ngritur mbi ekzogjezën orosiane të ëndrrës së Danielit, vazhdimësia e perandorive, nga babilonasit te medeasit dhe te persët, pastaj te maqedonasit dhe pas tyre te grekët dhe romakët, përbën parimin, që udhëheq filozofinë mesjetare të historisë. Ajo, vepron në nivel të dyfishtë: në atë të forcës dhe në atë të qytetërimit. Mbartja e pushtetit, translatio imperii, është mbi të gjitha një mbartje e diturisë dhe e kulturës, translatio studii...Ajo thekson ngujimin e qytetërimit të krishterë, duke hedhur tej qytetërimet bashkëkohore, bizantine, muslimane, aziatike." Koncepti i historisë, që ka edhe atë ariane, të cilat qytetërimi perëndimor i konsideron si rrënjë të veta, që ka vazhduar me Romën dhe feudalizmin dhe që ka arritur në epokën moderne përmes Renesancës dhe Reformacionit, bëri që të gjithë librat e mendimit filozofik, ekonomik dhe politik, të shkruhen duke marrë për busull konceptin perëndimor. Në këtë mënyrë, individët e pellgjeve të qytetërimeve kineze, indiane dhe islame, vendosen brenda kornizave të konceptit perëndimor, me përkushtëzimin se qytetërimet e tyre, nuk i kanë dhënë kurrfarë kontributi historisë së njerëzimit.Orientalistja e njohur gjermane, Zigrid Honke, në librin e saj të njohur: `Dielli arab lind mbi Perëndim` me një objektivitet të thellë, tregon kontributin e jashtëzakonshë m të qytetërimit islam. Kjo gjermane, pranon gjithashtu fshehjen e faktit, rreth rëndësisë dhe mundit civilizues të arabëve, nga ana e shkencëtarëve evropianë, duke thënë: Edhe përkundër rëndësisë dhe kontributit të arabëve, kush lexon njëqind libra historikë, në nëntëdhjetë e tetë prej tyre, nuk gjen të jetë përmendur ndonjë emër arab." Ajo gjithashtu shkruan: "Pika e shikimit të shekujve të Mesjetës ende nuk ka vdekur; edhe sot e kësaj dite, ekziston një grup njerëzish, me horizonte të kufizuara, larg nga toleranca fetare, i cili ndërton penda dhe pengesa përballë dritës". Është e papranueshme, që të pajtohemi me faktin se, në periudhën 10 shekullore, në mes qytetërimit grek, që është më i vonshmi i atyre qytetërimeve të lashta dhe qytetërimit të sotëm evropian, rruzulli tokësor ka mbetur i zhveshur dhe pa qytetërim. Përkundrazi, kjo periudhë, ka qenë e stolisur me qytetërimin më të plotë dhe më të përsosur, që është QYTETËRIMI ISLAM. Qytetërimi islam është fryt dhe prodhim pikërisht i Fesë Islame, sepse ky qytetërim është paraqitur bashkë me paraqitjen e Fesë Islame. Ngado, që ka arritur Feja Islame, ka arritur edhe ai qytetërim; çdo popull, që e pranoi Fenë Islam, në gjirin e tij u fut edhe ai qytetërim. Islami ishte dhe mbeti një fuqi kozmike, që arriti ta nxjerrë botën nga errësira në dritë, sistem shoqëror, që rregulloi të gjitha aspektet e jetës së njeriut dhe, fuqinë e tij krijuese, e orientoi kah të mirat dhe mirëqenia. Ai ishte dhe mbeti një forcë aktive, që vepron edhe sot, në realitetin e kësaj bote. Me shfaqjen e Islamit, filluan të vendosen themelet e një civilizimi të ri. Drita islame, filloi të ndriçonte viset e ndryshme të botës. Filloi një jetë e re. John W. Draper thotë: 'Islami, gjatë gjithë kohës, pasoi shkencën fizike. Ndërkaq, Krishterizmi pagan, jo vetëm që e hodhi poshtë këtë shkencë, por shprehu përbuzje të thellë dhe urrejtje ndaj saj. Mjekët shiheshin, nga Kisha, me sy jo të mirë dhe njerëzit i konsideronin të pafe.' Sipas Garodit 'muslimanët e parë, duke iu falënderuar asaj fryme të hapët, në të cilën thërret Kur'ani në çdo faqe të tij, janë përpjekur të përkthejnë, të përshtatin dhe të integrojnë kontributet më të vlefshme të Indisë, Bizantit, Greqisë, Iranit, prej matematikës, gjer në medicinë. Ndërkaq, kanë ditur, që thesarin shkencor, me themel, ta mendojnë që t'i japin kuptim të ri, në perspektivë të fesë islame, dhe kështu muslimanët u bënë, jo vetëm bartës të diturisë së vjetër të gjithëmbarshme, por krijues të një kulture, e cila gjatë shumë shekujve u bë pishtar i tërë botës.' Muhamed Ikball thotë: 'Pika e parë e rëndësishme, që duhet pasur parasysh, në aspekt të frymës së kulturës islame është, që ai ka fiksuar, në aspekt të njohjes, shikimin e vet në konkreten, përfundimtaren. Është e qartë, pos kësaj, se prejardhja e metodës së eksperimentimit dhe kundrimit, në Islam, nuk është borxh ndaj kompromisit me mendimin grek, por me luftimin e gjatë intelektual me të.' Autori i veprës 'Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar', historiani i njohur, Jacques Le Goff, jo për shkak të simpatisë, por për shkak të objektivitetit, veç të tjerash shkruan: 'Në kulmin e kryqëzatave, shkenca arabe derdhet mbi Krishterizmin dhe, nëse ajo nuk e shqetësoi, të paktën e ushqeu atë, që ne e quajmë Rilindja e shekullit XII. Ajo çka, arabët u dhanë dijetarëve të krishterë, me thënë të vërtetën, është para se gjithash shkenca greke, e grumbulluar në bibliotekat orientale dhe e vënë në qarkullim nga dijetarët muslimanë, të cilët e përhapën deri në skaj të Islamit perëndimor, në Spanjë (Andaluzi).' John Davenport, dijetar i shquar, thotë: 'Duhet të pranojmë se e tërë dija në fushën e fizikës, astronomisë, filozofisë, matematikës, që u përhap në Evropë, duke filluar nga shek. X-të, buron nga shkollat arabe. Madje, saraçenët (muslimanët) e Spanjës, mund të konsiderohen si etër të filozofisë evropiane.' Bertrand Rasel, filozof i famshëm anglez, thotë: 'Fraza, shekujt e errët të Mesjetës, ndërmjet shek. 7-10, ka të bëjë vetëm me Evropën. Në atë kohë, prej Indisë deri në Spanjë, shkëlqente qytetërimi Islam. Prandaj, është pasaktësi të flitet, vetëm mbi qytetërimin e Evropës.' Sami Frashëri, thotë: 'Evropianët, pasi nuk kishin fare njohuri mbi qytetërimin e lashtë grek, vazhdonin të mësonin në shkollat e porsahapura të Andaluzisë. Bile aty, ata mësuan edhe emrat e dijetarëve të vjetër grekë, si dhe shumë vepra të tyre të humbura, i morën nga përkthimet që gjendeshin në gjuhën arabe.' Muhamed Asad, shprehet: 'Para syve të verbuar, të dijetarëve e mendimtarëve evropianë, u paraqit një civilizim tjetër- i rafinuar, progresiv, përplot jetë, pasionant dhe me posedim të pasurive kulturore, që Evropa i kishte harruar prej kohësh. Ajo, që bënë arabët ishte më tepër se ringjallje e diturisë së lashtë greke. Ata, kanë krijuar botë plotësisht të re shkencore të tyre vetjake dhe hapën, deri atëherë, rrugë të panjohura të hulumtimit dhe të filozofisë.' Klarku, profesori i historisë së artit, është i detyruar të pohojë, se: 'Teposhtëza e qytetërimit mund të ketë zgjatur shumë kohë, por në mes të shekullit të shtatë u shfaqë një force e re, që kishte besim, energji dhe vullnet për të ngadhënjyer si edhe një kulturë alternative - Islami. Fuqia e Islamit, fshihej në thjeshtësinë e tij. Kisha e hershme e krishterë, e pat shkapërdarë fuqinë e vet, në zënkat dhe grindjet teologjike, që vazhduan për tre shekuj me një duf dhe me sajesa të pabesueshme. Por, Muhammedi (a.s.), profeti i Islamit, predikonte një doktrine më të thjeshtë, që u pranua menjëherë dhe u dha pasuesve të saj, atë ndjenjë solidariteti të pathyeshëm, që u pat prirë dikur legjioneve romake. Brenda një kohe çuditërisht të shkurtër - rreth pesëdhjetë vjet – bota klasike, u nënshtrua. Vetëm eshtrat e saj të zbardhura, zbuloheshin në sfondin e qiellit mesdhetar.' Këtë e thekson edhe Joshua S. Goldstein, kur thotë: 'Kur Evropa ndodhej në "periudhën e errësirës", qytetërimi arab (islam A.S.), ishte në periudhën e tij të artë. Ai, thekson se "Perandoria e madhe arabe e periudhës së viteve 600-1200 luajti një rol të veçantë. I gjithë rajoni i Lindjes së Mesme, ka qenë i bashkuar nën këtë perandori, që lindi dhe u përhap së bashku me fenë islame.' MUrad Hofmman thotë: 'Muslimanët, arritën rezultate epokale, në të gjitha fushat e artit dhe shkencës, duke inkuadruar matematikën, optikën, botanikën, kirurgjinë, oftalmologjinë , higjienën, leksikografinë , historinë, sociologjinë. Në këto dhe në lëmenj të tjerë, civilizimi islam, hijesoi civilizimin perëndimor, prej shekullit të nëntë deri në shekullin katërmbëdhjetë. Në këtë kohë, kemi personalitetet më të shquara të kohës, sikurse janë: Razi (Rhases), Biruni, Ibën Rushdi (Averroes), Ibn Sina (Avicena), Ibën Halduni, Ibën Batura, Havarizmi etj.' Në të vërtetë, trashëgimia greke e përzier me trashëgiminë arabo-islame, është ajo e cila arriti në Evropë, dhe e ndihmoi atë të dilte prej injorancës të saj të errët të Mesjetës, në atë që njihet me kohën e Renesancës.Ekzistojnë me dhjetëra e dhjetëra libra të studiuesve të ndryshëm islamë, që venë në pah me argumente dhe fakte të pamohueshme, ndikimin e civilizimit islam, rrezet e para të të cilit filluan, prej gadishullit Arabik dhe që, pas pak kohësh "u shndërruan në diej, që shndritën hapësira të gjera, nga pjesa lindore e rruzullit tokësor, e deri në pjesën perëndimore, duke përfshirë popuj të civilizimeve të ndryshme, civilizim ky, minaret e të cilit u ngritën mbi shkencë, filozofi, letërsi, art..."

Muaji i Agjërimit


Vërtetë që Allahu i ka falur ata të cilët malli i ka marrë për te bërë vepra te mira, dhe mjerë për ata që kanë mbetur në mëshirën e fatit, në detin e injorancës, në sofrën e mëkateve.

Shkruan: Mr. Fehim DRAGUSHA


Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe mëshirë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Krijuesi prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona të liga. Më i lartësuari është Allahu që agjërimin na ka bërë obligim dhe përmes tij të synojmë devocionin (takvallëkun). Kë e udhëzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi alejhisselam është rob dhe i dërguar i Tij.
Të dashur vëllezër besimtarë. Është fat i madh të takohemi përsëri me muajin e bekuar, muajin e mëshirës, bereqetit dhe sakrificës, muajin e faljeve te mëkateve, muajin në të cilin zbritën librat e shenjtë, Tevrati, Ingjili, Zeburi, fletushkat e tjerë, si dhe Kur'ani Famëmadh.[1] Ky është muaji në të cilin u zhvillua lufta e bedrit, muaj në të cilin ndërruan jetë axha i Muhammedit alejhisselam dhe gruaja e tij, Hadixheja radijallahu anha, gjithashtu edhe Mekka u çlirua gjatë muajit të agjërimit. Sa te lumtur që përsëri arritëm te takohemi me muajin e veçant, të cilin Allahu Fuqiplotë e veçoi me natën e Kadrit, muaj që nuk ka të krahasuar me asnjë muaj nga muajt e vitit.
Vërtetë që Allahu i ka falur ata të cilët malli i ka marrë për te bërë vepra te mira, dhe mjerë për ata që kanë mbetur në mëshirën e fatit, në detin e injorancës, në sofrën e mëkateve. Ejani vëllezër, ta falënderojmë Allahun e Plotfuqishëm për begatitë që na ka dhuruar, për muajin e bekuar që na ka bërë te mundur për ta takuar; ta përkujtojmë në të Krijuesin e te gjitha krijesave, Mëshiruesin e të gjitha botërave, atyre që shohim dhe nuk i shohim, të përfitojmë nga ky muaj atë që kemi lënë mangu në vitet e kaluara, të veprojmë vepra te mira, gjithnjë më qëllime të mira, të shfrytëzojmë rastin që gjatë këtij muaji të japim maksimumin si në vepra, po ashtu edhe në punë te mira, te bashkohemi, të vizitohemi me të afërmit, të përgatisim ushqime për të varfërit, t'i ndihmojmë bonjakët, t'i vizitojmë invalidët e luftës, t'i pastrojmë zemrat tona nga ndryshku i xhelozisë, inatit dhe koprracisë, t'i falim ata që na kanë dëmtuar, t'i ftojmë te varfrit në iftare, t'i mëshirojmë te moshuarit, t'i edukojmë te vegjlit. Ejani vëllezër te lexojmë Kur'anin, te falim namazet sëbashku me xhemat. Ejani te nderuar besimtarë, ta falënderojmë te Gjithmëshirshmin për këtë muaj te agjërimit si dhe për begatitë e tij.
Vëlla besimtar,
Përpiqu që gjatë këtij muaji t'i kryesh obligimet, e veçmas agjërimin, mundohu që t'i japësh hakun aq sa ke mundësi. Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar në suren el-bekareh, ku thotë:
"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm." ([2])
Vëllezër besimtarë, kjo është mirësia që Allahu e dëshiron për mbarë njerëzimin. Ramazani na trajnon që gjithherë te veprojmë mirë; na mëson se si të tregohemi dashamirës ndaj te tjerëve, njëherazi na përkujton fushatën e rritjes se imanit dhe forcon anën shpirtërore te njeriut. Pra, ky është qëllimi kryesor i agjërimit. Ne nuk agjërojmë thjesht që t'i rezistojmë etjes dhe urisë. Muaji i agjërimit nuk është vetëm te falim namazin e teravive, apo namazin e natës. Ajo që kërkohet nga ne është se, në çdo adhurim qe kryejmë përgjatë këtij muaji, duhet shikuar përtej anës se jashtme se kryerjes se ritualeve. Po ashtu, duhet kushtuar kujdes te veçantë se, adhurimet e kryera duhet te na ndërtojnë ne në një mysliman te gjallë, dinamik, mysliman me plot kuptimin e fjalës; mysliman me plot iman; te jemi shembullor dhe individ energjik. Agjërimi nuk duhet kuptuar si një muaj i vetëm për ta adhuruar Allahun, siç ndodhë me shumë myslimanë, ku gjatë muajit te agjërimit bëjnë vepra te mira, dhe më të kaluar të këtij muaji, kthehen përsëri ne mëkate dhe vazhdojnë jetën e tyre te mëparshme ne mëkate dhe armiqësi. Agjërimi posedon qëllimet e veta. Myslimani duhet ta kuptoj se agjërimi forcon besimin dhe ndërton frikërrespektin ndaj Krijuesit; ndërton karakterin dhe sjell forcë dhe fuqi për t'i anashkaluar sfidat te cilat përcjellin myslimanin gjatë jetës se tij.
Vëllezër besimtarë
Ejani ta shfrytëzojmë çdo orë te këtij muaji, ta forcojmë besimin tonë, t'i kryejmë obligimet ashtu siç ka porositur Allahu i Madhërishëm. Te fillojmë me vetën tonë, t'i kushtojmë rëndësi anës se jashtme në përgjithësi dhe asaj shpirtërore në veçanti. Te ruhemi nga çdo e metë, te kemi kujdes se si te veprojmë me gjymtyrët tona, ku shkojmë, çfarë hamë, çfarë flasim, dëgjojmë, shikojmë, shkelim, te gjitha këto hynë në llogari ditën e gjykimit. Ajo që na duhet gjatë këtij muaji është ndryshimi i vetes sonë, e me pas t'i këshillojmë te tjerët.
Fillimisht, jemi te obliguar që para se të fillojmë një punë, te posedojmë nijetin e pastër; te jemi te sinqertë në atë që themi dhe veprojmë. Ne këtë muaj te mëshirës, te nxitojmë drejt kryerjes se adhurimeve, ibadeteve me sinqeritet. T'i kryejmë të gjitha për hirë të Allahut, e jo për qëllime fitimprurëse, apo për tu shtirë si besimtar. Vetëm me sinqeritet mund te arrihet suksesi, andaj me zemër te çiltër dhe qellim te pastër, jemi te obliguar që te veprojmë vetëm vepra te mira. Ne lidhje me këtë, Allahu xh.sh në suren El-Bejineh thotë:
"E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë." ( [3])
Gjatë këtij muaji duhet te luftojmë që gjithsesi në mendjet tona te zë vend morali dhe sjelljet e mira. Ta marrim si shembull Pejgamberin e fundit Muhammedin [alejhisselam], i cili gjithmonë ishte dhe mbeti shembull për gjeneratat që erdhën pas tij. Ai na tregoi se si duhet te jetë morali i myslimanit. Kjo është diçka e pamohueshme dhe nuk ka pikë dyshimi në te. A ka diç më të mirë në këtë botë kur të lavdëron Krijuesi i Gjithësisë? Vërtetë që po mos të ishte shembull për te mirë, Allahu nuk do ta kishte përmendur këtë lëvdatë mbi moralin e Muhammedit [alejhisselam], Ai në Librin e Tij famelart thotë:
"Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët."([4])
A keni menduar ndonjëherë, përse Islami na nxit te mobilizohemi me moral të mirë? A kemi pyetur veten ndonjëherë se çfarë do te kishte ndodh me atë person, i cili nuk posedon moral dhe karakter te mirë? Si do te ishte halli i tij? Çfarë do te flitej për te? Jam i bindur se morali dhe karakteri i mirë janë tejet te rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie te shëndoshë. Pa dyshim se askush nuk do te pajtohej te jetoj dhe te ndërtoj jetën në një vend apo shoqëri te degjeneruar. Vëllezër besimtarë, tashmë kuptuam se çfarë vlere ka morali, për këtë edhe themi se feja islame është fe që njeriut i sjell te mira, bereqet dhe lumturi në jetë, prandaj ta ndërtojmë një shoqëri me baza te shëndosha, duke filluar themelet e saja ne këtë muaj te rëndësishëm.
Si ta shtojmë besimin, devotshmërinë dhe sjelljet e mira?
Për ta shtuar besimin dhe devotshmërinë si dhe për tu pajisur me moral te mirë, duhet qe fillimisht te shtojmë edhe njohuritë, njohuri te cilat do t'i sjellin dobi mbarë njerëzimit.
Feja Islame si fe universale, qe nga fillet e saja, ka porosit qe në mënyrë te vazhdueshme te kërkojmë dituri. Kur njeriu kërkon dituri, arrin grada te larta në këtë dhe botën tjetër, në lidhje me këtë, Allahu xh.sh thotë:

"…..All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri…."([5])
Pasi që gjendemi në muajin e agjërimit dhe leximi i Kur'anit është i domosdoshëm, te mos harrojmë se përveç leximit, rendësi duhet kushtuar edhe kuptimit te ajeteve dhe pas arritjes se njohurive, t'i mësojmë te tjerët, ta shpërndajmë atë që kemi mësuar, vetëm në këtë mënyrë do te arrijmë suksesin e garantuar dhe me këtë gjest do te jemi me afër Kur'anit.
Mos te harrojmë se leximi i Kur'anit ka qenë lindës i ideve, zbulimeve dhe inovacioneve te ndryshme për njerëzimin. Kur'ani është libër i shenjtë dhe nga ai mund te mësojmë çdo ditë gjëra te reja, aq me shumë qe te lexojmë, aq me tepër do të kuptojmë kuptimet dhe komentimet e tij. Kur'ani nuk duhet lexuar ashtu sikurse lexohet gazeta, ai duhet te lexohet dhe te meditohet, kuptimet e tij te studiohen dhe nëse veprojmë kështu, padyshim se agjërimi, kur'ani, namazi, zeqati, do të formojnë individin dhe do te vërehet se asnjëra pa tjetrën nuk mund te jetojnë. Poqe se zbatojmë Kur'anin dhe veprojmë sipas tij, padyshim se do te ketë avancim ne jetën tonë dhe kurrë nuk do te mbetemi prapa, prandaj, duke zbatuar obligimet ashtu siç i ka hije myslimanit, kërkohet edhe durimi, pasi që durimi na shpie deri te arritja e suksesit. Vëllezër besimtarë, se fundi këshilloj veten, e me pas ata te cilët dëgjojnë dhe lexojnë këtë temë se, elementi kryesor gjatë këtij muaji është durimi, vetëm duke bërë sabër, sigurojmë edhe shpërblimet mbi kryerjen e adhurimeve (ibadeteve) tona. Po ashtu, te përpiqemi maksimalisht që gjatë këtij muaji ta përmirësojmë vetën tonë, familjen, te afërmit; te përfitojmë nga te mirat që sjell ky muaj. Te mobilizohemi me moral te mirë, pa marrë parasysh vendin ku jetojmë dhe rrethanat. Te jemi te durueshëm. Ta vëzhgojmë anën e jashtme dhe atë te brendshme. Te falemi dhe te punojmë ashtu siç ka porositur Krijuesi i kësaj Gjithësie.
Në fund lusim Allahun e Plotfuqishëm te na i fal mëkatet tona dhe te na bëjë prej vepërmirëve, durimtarëve dhe te jetë i kënaqur me agjërimin dhe ibadetet tona. Amin.





--------------------------------------------------------------------------------

[1]) Bazuar në librin The Islamiv View of Jesus (Peace be upon him) Isa Alejhisselam nga kendveshtrimi islam, Iben Kethir, perk. Fehim Dragusha.

[2]) El-Bekare (2), ajeti 183.

[3]) El-Bejineh (98), ajeti 5.

[4]) Et-Teubeh (9), ajeti 128.