THIRRJE E HAPUR MEDIATIKE PËR KONVERTIMIN E MUSLIMANËVE

on e martë, shtator 23, 2008


Është e kuptueshme se ka pasur reagime në mediat e shkruara për këte skandal të rrezikshëm që cënon tolerancën fetare në mes të shqiptarve.


Shkruan: Selim Gokaj

Në një emision informative në Tv Cnenell, telespektatorët u njohën me një lajm që nuk ishte pare në asnjë media të shkruar dhe vizive ,sipas të cilit, në fshatin Istog të Kosovës, një familje muslimane ishte konvertuar në të krishterë, ku 19 anëtarë të saj tashti do të ishin prone e kishës katolike, e thënë pak ndryshe, anëtarët e famijes Mehaj kishin ndërruar pronarët fetarë duke kaluar nga hoxha tek prifti, me të cilin, ata dhe të gjithë shqiptarët ,sipas Topit, kishin lidhje që në lashtësi.Pasi u muar vesh sa ishte numuri i të konvertuarve, në ekran doli prifti katolik I Dioqezës së Glinës që deklaroi se tufës së tij iu shtuan dele të tjera dhe se sipas tij, tashti shqiptarët nuk janë më injorantë, por janë civilizuar dhe e kanë kuptuar se ku i kanë rrënjët dhe për këtë arsye duhet të kthehen në fenë e të parëve si famija Mehaj, që e gjeti rrugën e vërtetë. Ai shtoi se ka shumë famije në Kosovë që po presin të kthehen në të krishterë katolikë, duke iu bashkangjitur fesë së të parëve, një përrallë e dalur boje kjo, për të mbuluar diversionin që bëhet në kuadër të një rikonkuiste pak më të butë se ajo që bëri Filipi dhe Izabela në Spanjë kundër muslimanëve spanjollë, të cilët u tkurrën në mënyrën më dhunshme. Një njeri mund të konvertohet dhe mund të ndiqet në këtë konvertim nga familja dhe nga mijra të tjerë ,sepse është e drejta e secilit të zgjedhe religjonin ku ai e ndjen vehten të rehatuar dhe për ketë askush nuk ka përse të shqetësohet . Por, ana e rrezikshme e këtij informacioni është se ai nuk ka përse të behet mediatik , aq më teper të bëhet me ceremoni të organizuara ,sikur të ishte një feste ku pa tjetër duhej të ishte edhe korespondenti i Topit në Kosovë, duke u kujtuar muslimanëve se ata kanë vetëm një alternative shpëtimi, që eshte kthimi i tyre ne të krishterë katolikë dhe se ata duhet të shpejtojnë, që tu bashkangjiten familjeve Mehaj , Mahmutaj ,ose të ndonjë famijes tjetër që rri zgjuar natën, deri sa ta pagëzojë prifti i Glinës. Është e kuptueshme se ka pasur reagime në mediat e shkruara për këte skandal të rrezikshëm që cënon tolerancën fetare në mes të shqiptarve. Dhe pendat që u përgjigjen jane Mehdi Hyseni dhe Qemal Morina të cilët, trumbetimin e këtij akti e quajtën të dëmshëm, sepse Kosova ka probleme shumë më të mbrehta se thirrja për të shkuar 90 % e kosovarve pas 1% që përfaqësojë katolikët sot në Kosovë.Dalja kaq hapur dhe venia në dispozicion e mediave për te bërë propogandë kaq të hapur për konvertimin e muslimanëve shqiptarë në katolikë, si kthim në fenë e të parëve, tregon se këtu nuk është punë e priftit të Glinës , por fijet e kësaj ceremonie të mirëorganizuar shkojnë më larg se në Kosovë, aty ku hapësirat muslimane po penalizohen dhe po bëhet e pamundura që ata të zvoglohen drejt infinitit. Por, organizatorët e këtyre ceremonive mortore kundër muslimanëve shqiptarë janë larg realitetit, sepse muslimanët shqiptarë janë të rehatuar mrenda fesë islame dhe konvertimi i tyre në të krishterë është çështje e tyre personale dhe e ndërgjegjës së tyre . Ceremoni dhe shtërngesa politike , vështirësi ekonomike dhe literature kishtare nuk mjaftojnë për të përmbysur raportet fetare ne mes të shqiptarve ne Kosovë dhe në hapësira të tjera shqiptare.Mendojmë se konvertimi i muslimanëve shqiptarë në të krishterë katolikë është vështirë për tu realizuar edhe për një arsye tjetër,sepse kisha katolike ka probleme me portretin e saj moral. Tashmë janë shumë të njohura publikishi mijra raste të podofilisë në mes të priftërinjve katolikë për të cilët Vatikani ka paguar 650 miljon dollarë për të dëmtuarit nga këto akte të rënda morale, duke shtuar rastin e para pak ditëve , kur një prfti katolik në Angli iu gjetën mijra fotografi podofilie. Është e qartë se pas këtyre drejtuesve fetarë ,që marrin nëpër këmbë normat morale fetare është thuajse e pamundur që angazhohen ata që duan të konvertohen në religjonin katolik, në një kohë që, për raste të tilla, tek udhëheqësit fetarë muslimanë ,as që bëhet fjalë. Të mos harrojmë se janë me mijra konvertime nga fetë e tjera në fenë muslimane, e cila sot rrallitet e para për numurin e të konvertuarve në shtimin e rrallëve të saj. Por, lajme dhe ceremoni nuk janë dhënë në media, kur figura të njohura politike , shoqerore dhe fetare janë kthyer ne muslimanë. Duket se ustallarëve, qe pompojnë për qellime dashakeqe rastet e rralla të konvertimeve te muslimanëve në të krishterë, u intereson një terr i plotë informative, kur rrallët e muslimanëve shtohen me të krishterë. Është e domozdoshme që shoqatat muslimane , istitucionet fetare islame dhe shoqëria civile të mbajë qëndrim ndaj këtyre informacioneve dhe ceremonive që janë me qitje të largët antimuslimane, duke i demaskuar ata, që janë në vijën e pare dhe ata që janë në vijën e dytë e më tej,sepse veprime të tilla e nxerrim tymin dhe flakën atëherë, kur ne e kemi harruar lajmin për ceremoninë e kthimit të muslimanëve shqiptarë në të krishterë katolikë.Në përkthimin e Kur-anit Famëlartë, të botuar në vitet 90, është paralajmëruar rreziku i kthimit të muslimanëve shqiptarë në të krishterë,mendim që ishte botuar në parathënien e këtij libri hyjnor nga Ahmed Raif, drejtor i një qendre të madhe islame në Kajro të Egjiptit.Sot, pas dy dekadash, muslimanët shqiptarë po e shohin qartë përpjekjen, që po bëhet në terren për ti larguar ata nga feja islame, ku ceremonitë nuk mungojnë, ku mediat çirren duke deklaruar për përqindje të zvogluara të muslimanëve në hapësirat ku jetojnë shqiptarë muslimanë,duke bërë thirrje që të bëhet një rregjistrim i ri i popullsisë, ku elementi fetar mos të jetë i përjashtuar. Por, euforia e mediave shqiptare për konvertimin e disa familjeve muslimane në Kosovë në të krishterë katolikë dhe thirrja e priftit të Dioqezës së Glinës, për të nxitë muslimanët në Kosovë e më gjërë, që të heqin dorë nga feja islame për të qenë pjesë e religjonit katolik, nuk është e mjaftueshme për të përmbysur raportet fetare në hapësirat shqiptare ,sepse feja islame është bërë e pranueshme nga shqiptarët si alternative shpëtimin nga kisha e krishterë serbe dhe greke dhe se islami u ka rritur shqiptarëve përkushtimin tek dashuria për atdhe ,për shkak se, sipas islamit, dashuria për atdhe për muslimanin buron nga feja islame. Shqiptarët muslimanë nuk mund të gjejnë avantazhe tek religjoni katolik, të cilat atij i mungojnë tek feja islame . Të vendosura në një peshore vlerash të dy religjonet, do ta kishim të vështirë të shikonim se nga do të anonte ajo për ti dhënë vendin e pare njërës pale. Por diçka eshtë e qarte.Muslimanët janë të vlerësuar maksimalisht për dashurinë e tyre sublime për atdhe , jane shumë të nderuar për një moral të pastër familjar dhe shoqëror, janë të nderuar për një pastërti absolute personale ,familjare dhe shoqërore.Atëherë përse duhet të braktisim këto vlera të fesë islame dhe të kthehemi prapa, kur prapa gjithmonë është regresi? Mendojmë se prifti I Glinës dhe ata, që janë pas tij pa harruar dhe Topin që çensuron deklaratat e shoqatave muslimane, duhet të japin përgjigje për sa pyetëm më lart. Nuk duhet harruar se lojra të tilla me konvertime muslimanësh në të krishterë, nuk do të jenë fitimprurëse as për të konvertuarit , as për ata që krijojnë re të tilla pluhuri, që mund të kthehen në stuhi, ku të lagurit do të jene shumë.

Miresia e muajit te Ramazanit ne optiken e haditheve profetike.


Vlerat e miresite e shumta te ketij muaji te madhnueshem e bejne Ramazanin muajin me te privilegjuar ndaj muajve te tjere te vitit.Kjo gje verehet ne hadithet profetike te shumta .Miresia me e madhe ka te beje me perzgjedhjen ,e ketij muaji nga Allahu i Madheruar per zbritjen e fjales se Tij,shpalljes hyjnore .Transmetohet nga Profeti a.s. se fletushkat e Ibrahimit a.s. kane zbritur diten e pare te Ramazanit ,Teurati i ka zbritur Musait a.s. diten e gjashte ,Zeburi i ka zbritur Davudit a.s. diten e dymbedhjete , Inxhili i ka zbritur Isait a.s. diten e tetembedhjete. Ndersa , Kurani i ka zbritur Muhamedit a.s. diten e njezet e katert te Ramazanit .``[Ahmedi] .Veç kesaj, Allahu xh sh. preferoi qe nje prej pese shtyllave , ne te cilat qendron Islami,agjerimin, ta obligoje per besimtaret ne kete muaj te begate.Per kete , Allahu xh. sh. urdheron e thote ;``……kush prej jush e perjeton kete muaj , ta agjeroje….``[Bekare 185].Besimtaret e devotshem , kudo ne bote, e presin me gezim te madhe ardhjen e ketij muaji te shenjte.Ky gezim i tyre ka te beje me pergjigjen ndaj thirrjes se Allahut xh. sh., dhe me respektimin e fjales se Profetit a.s. ne prezentimin qe i beri ardhjes se ketij muaji.Ebu Hurejra transmeton se Profeti a.s. ka thene;``Po vjen nje muaj i bekuar, ne cilin Allahu ju ka bere obligim agjerimin.Gjate ketij muaji, hapen dyert e Xhenetit , mbyllen dyert e zjarrit dhe lidhen shejtanet.Ne te eshte nje nate me e mire se nje mije muaj. Kush privohet nga ajo , do te jete i privuar nga diçka e madhe.``[Ahmedi dhe Nesai ] .Ky prezentim , qe Profeti a.s. i beri Ramazanit, beri qe , per besimtaret e devotshem , agjerimi te mos ishte thjesht nje veper qe i privonte nga te ngrenit, apo te pirit, por mbi te gjitha kulture qe nguliste tek njeriu besimin, dashurine, shpresen, humanizmin e devotshmerine .Per kete culture, nese skalitet ne shpirtin e besimtarit , Allahu xh. sh. u premtoi faljen e mekateve te bera. Ne lidhje me kete , Pejgamberi a.s. ka thene;``Ai qe agjeron Ramazanin me bindje dhe shprese per shperblim nga Allahu , atehere i falen mekatet qe ka bere ``[Mut’tefikun alejhi]. Miresia e Allahut xh. sh. ndaj atyre , qe e agjerojne kete muaj , verehet ne premtimin e respektit dhe shperblimit te tyre. Kete e pohon Profeti a.s. duke thene;``Vertet ne Xhenet eshte nje porte qe quhet Er-Rejan . Diten e Gjykimit ,ata qe agjeruan , do te hyjne neper te , pervec atyre nuk hyn asnje tjeter , dhe kur te hyje i fundit agjerues , ajo do te mbyllet.``[Transmeton Iben Huzejme].Ramazani eshte per besimtaret muaj i bujarise dhe i kujtimit te Allahut me shume se cdo muaj tjeter.Ne lidhje me kete , Iben Abasi thote;``Profeti a.s. ishte me bujari, por kur vinte Ramazani ,ishte edhe me bujar,sepse takohej me Xhebrailin a.s. per te studiuar Kur’anin .I derguari i Allahut ishte edhe me bujar se era qe sjell miresi.Ndersa vitin e fundit te jetes se te derguarit te Allahut ,ata e studiuan Kur,anin dy here``.[Mut,tefikun alejhi]. Ne kete muaj besimtaret duhet te angazhohen ne pune te mira per te qene sa me afer Allahut xh.sh. me adhurimin e tyre.Hasan El-Basri ka thene; Kerkoni kenaqesi ne tri gjera ; me nemaz, ne te kujtuarit e Allahut dhe me leximin e Kur’anit ,e nese nuk e gjeni dijeni se dyert u jane mbyllur. Allahu xh. sh. me perkujdesjen e Tij, e ka stolisur gjuhen e atyre sic do te pajise me drite syte e besimtareve qe do ta shikojne.Ramazani qe eshte muaj i meshires, faljes , e i shpetimit nga zjarri.Allahu xh.sh. do te kete meshire e falje mekatesh, per ata qe e respektojne dhe e njohin madheshtine e vleren e ketij muaji te shenjte.Mjere ai qe e nenvlereson duke e pritur njelloj si muajt e tjere ditet e tij e duke i konsideruar si dicka rutine , si ditet e tjera.Profeti a. s. e shprehu kete shqetesim qe ,transmetohet se ne nje rast kerkoi qe te sillnin minberin.Kur ia sollen , u ngrit ngadale nga shkalla e pare ne te treten, duke i drejtuar me ze te larte te gjitheve;Amin.
Pastaj , kur zbriti nga minberi , ,shoket i thane;``O i Derguar i Allahut . Sot kemi degjuar nga ti dicka qe nuk e kemi degjuar me pare ``.’’Pra , e keni degjuar ‘’ - u tha Profeti a.s. dhe vazhdoi;``Shikoni! Ndersa po ngjisja shkallet ,Xhibrili a.s. me erdhi te kemba e pare e shkalles dhe me tha ;Eshte larg nga rruga e drejte ai qe nuk e agjeron Ramazanin dhe mekatet e tij nuk do te falen , dhe une i thashe ;Amin….``[Iben Hiban]. Ky muaj ka ardhur me nje qellim te vetem qe besimtaret duhet ta mesojne e ta pervetesojne te behen te devotshem. Pra, behet fjale per nje grade te larte te besimit , nga e cila duhet kuptuar jeta ne kete bote .Parim esencial per besimtarin ne jeten e tij , qe E mbron ate nga kanceri i unit, malarja e hipokrizise , e paragjykimit ……,i ndricon mendjen se punet duhen te behen me mire, dhe konceptet e gabuara duhen korigjuar ….Eshte ky muaj i cili vendos nje lidhje te fshehte mes njeriut dhe Allahut xh.sh ., lidhje e cila mbahet nga ndjenja e besimit te sinqerte.Mos harroni , qe ti jepni repektin e duhur ketij muaji , qellimit te ardhjes se tij , nese vertete kerkoni shperblim.``Allahu pranon vetem prej te sinqerteve``[El-Maide 27].


Idmir Plaku .
Teolog, imami I xhamise
Ebu Beker

Si t’i qasemi Kur’anit Famëmadh?


Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Ibadeti më i mirë i Ummetit tim është leximi i Kur'anit" – dhe thotë: "Sikur Kur'ani të ishte i shkruar në lëkurën e parexhur, zjarri nuk do ta digjte". Gjithashtu thotë: "Nuk ka ndërmjetësues më të mirë ditën e Gjykimit, te Allahu, se Kur'ani, as nga Pejgamberët s.a.v.s., melekët ose dikush tjetër". Kupto se leximi i Kur'anit i ka rregullat e tij dhe fshehtësitë.


Dr.Ali F. Iljazi / Gjakovë

Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë: " Është e vërtetë se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh". (El Isra, 9) " Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëvenuk u shton tjetër përpos dëshpërim."(El Isra, 82) Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e Allahut (do të shteroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekullitë e Zotit). Allahu është ngadhënjyesi i urtë". (Llukman, 27) Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Ibadeti më i mirë i Ummetit tim është leximi i Kur'anit" – dhe thotë: "Sikur Kur'ani të ishte i shkruar në lëkurën e parexhur, zjarri nuk do ta digjte". Gjithashtu thotë: "Nuk ka ndërmjetësues më të mirë ditën e Gjykimit, te Allahu, se Kur'ani, as nga Pejgamberët s.a.v.s., melekët ose dikush tjetër". Kupto se leximi i Kur'anit i ka rregullat e tij dhe fshehtësitë. Rregullat e jashtme janë tre: Ta lexosh me rrespekt dhe nderim. Pozita e respektit ndaj Kur'anit fisnik është që ta lexosh me abdest, i qetë, i kthyer kah kibla, jo i mbështetur, jo këmbëkryq, apo duke qenë i përgjumshëm. Duhet ta lexosh me kujdes duke theksuar çdo (germë) shkronjë dhe jo shpejtë. Ibn Abbasi r.a. ka thënë: "Të lexoj kaptinat »Zilzal« dhe »Kariah« duke menduar për kuptimin e tyre, për mua është më e dashur se leximi i shpejtë i kaptinave »Bekare« dhe »Ali Imran«. Kohë pas kohe ta lexosh në këmbë në namaz, e sidomos në xhami natën, sepse zemra natën është më e pastër dhe jo e ngarkuar me mendime. Për këtë Allahu xh.sh. i ka lavdëruar duke thënë: "Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë...." (Ali Imran, 191). Imam Aliu r.a. ka thënë: " Kush lexon Kur'an në këmbë gjatë namazit për çdo shkronjë i ka njëqind thevape, kush lexon Kur'an jasht namazit me abdest, për çdo shkronjë i ka 25 thevabe, dhe kush lexon pa abdest i ka dhjetë thevabe. Shkalla më e ulët e leximit është që hatma të bëhet çdo muaj, ndërsa më e larta që hatma të bëhet çdo tre ditë. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: " Kush e lexon Kur'anin për më pak se tre ditë nuk e ka kuptuar".Mesi në mes këtyre dy gjendjeve është që Kur'ani të përfundohet çdo javë, ndërsa leximi i hatmes për çdo ditë nuk është e lavdëruar. Ilaçi është i dobishëm për të sëmurin, por dozimi i tepërt (predozimi) mund të jetë vdekjeprurës. Fshehtësitë e leximit janë pesë: Fillimisht të jesh i vetëdijshëm se Kur'ani është fjalë madhështore e përkryer, sikur që është i Lartëmadhëruar Ai i cili e ka shpallur dhe kështu në zemër të paramendosh Arshin, Kursin, qiejt, Tokën dhe çfarë gjendet në mes tyre, melekët, exhinët, njerëzit, kafshët, bimët, mineralet, duke menduar se ato kanë një Krijues, të cilit i binden të gjithë. Duhet të mendosh dhe dëshirosh që të mësosh fjalën e Tij, dhe nëpërmes fjalës së Tij të shikosh cilësitë e Tij, duke zbuluar bukurinë e diturisë dhe urtësisë së Tij. Gjithashtu, sikur që Kur'ani nuk mund të preket pa pastërtinë e jashtme, ashtu edhe zemra duhet të jetë e pastër. Nga frikërespekti Ikrime kur e hapte Kur'anin i binte të fikët duke thënë: "Kjo është fjalë e Zotit tim". Dije se shkëlqimin e fjalës madhështore të Allahut xh.sh., sikur mos të ishte e mbuluar me shkronja, fuqia e njeriut nuk do të mund ta duronte dëgjimin e tij, për shkak të lartëmadhërisë së tij, shprehjes dhe ndriçimit të tij. Sikur Allahu xh.sh. mos ta fuqizonte Musain a.s. nuk do të mund ta dëgjonte fjalën e Tij të liruar nga shkronjat dhe zëri, mu sikur kodra që nuk mundi ta përballoj paraqitjen e Tij dhe u bë pluhur. Për këtë Allahu xh.sh. thotë: "Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë". (El Hashr, 21). Ta lexosh duke menduar për kuptimin e tij. Imam Aliu r.a. ka thënë: "Nuk ka dobi nga ibadeti pa kuptim, si dhe nga leximi pa meditim". Ruaju e mos u kreno se ke lexuar shumë hatme, sepse një ajet nëse e lexon gjatë natës duke menduar për kuptimin e tij është më e vlefshme se sa me lexuar dy hatme. Pejgamberi s.a.v.s. lexonte »Bismilahirr – Rrahmanir – Rrahim« Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit, dhe këtë e përsëriste njëzet herë. Ebu Derda r.a. ka thënë: "Njëherë Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit me ne në namazin e natës duke e përsëritur pa ndërprerë ajetin: »Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti«. (El Maide, 118). Temim ed Darij r.a. tërë natën e kaloi duke e përsëritur ajetin: »A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t'i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?« (Xhathije, 21). Seid bin Xhubejri r.a. tërë natën kaloi duke lexuar ajetin: »E tash, o ju kriminelë, ndahuni!« (Ja Sin, 59). Një dijetar kishte thënë: "Çdo javë bëjë hatme, çdo muaj bëjë hatme, çdo vit bëjë hatme, por kam hatme që e kam filluar para 30 viteve dhe ende nuk e kam përfunduar". Në mendimet tua të korrish frutat e njohjes nga degët e saj, duke kërkuar margaritarët e dëshiruar. Mos e shiko Kur'anin vetëm nga një prizmë. Të lirohesh nga ajo që të pengon të kuptuarit e tij, e këto janë perdet. I Lartësuari thotë: "Ka prej tyre që ty të dëgjonë (kur lexon Kur'anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë..." (El En'amë, 25). Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Sikur shejtanët mos të mbulonin zemrat e njerëzve ata do të shihnin atë çfarë ndodhë në qiej". Dije se kuptimi i fshehtë i Kur'anit është nga bota e fshehtë, ndërsa shkronjat janë nga bota e dukshme. Tek disa ekzistojnë perdet e dyshimit, tek disa perdet e dunjasë e te disa perdet e epsheve të cilat i mbulojnë zemrën. Mu për këtë është e qartë, përse nuk mund të arrijnë kuptimin e Kur'anit dhe dritën e tij. Me këto perde shumica janë të mbuluar. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Kur'ani ka kuptimin e jashtëm dhe të brendshëm, të kufizuar dhe të pakufizuar". Ai i cili kufizohet me kuptimin e jashtëm, atëherë është e pamundur që t'i zbulohen të fshehtat e Kur'anit.Si mund t'i kuptojë fjalët e Allahut xh.sh. »Nuk do të më shohësh«, dhe si do të kuptojë se në këtë botë nuk mund ta shohë me këta sy që janë të kufizuar në hapsirë. Dhe si do t'i koordinojnë fjalët e Allahut të madhërishëm: "Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të parët". (El En'amë, 103). Me fjalët: "Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Zotin e tyre e shikojnë." (El Kijame, 22 – 23). Të mjafton ky shembull që të kuptosh realitetin. Të lexosh ajetet e Kur'anit fisnik duke u pajisur me cilësitë e atij ajeti, dhe nga çdo kuptim të formosh gjendje (hal) të re. P.sh. kur përmendet mëshira, falja, të jesh i gëzuar sikur me qenë në krahët e lumturisë, ndërsa kur përmendet hidhërimi, ashpërsia e dënimit, të jesh i frikësuar si në vdekje. Kur përmendet Allahu xh.sh., emrat e Tij dhe Lartëmadhëria e Tij, të ulësh kokën të strukesh sikur të mos ekzistosh fare nga ndjenja e Fuqisë dhe Madhështisë së Tij. Kur përmenden pabesimtarët ose ata që i përshkruajnë Zotit fëmij ose ortak, të ulësh zërin, të rrënohesh nga turpi ndaj Allahut xh.sh. Leximin ta shoqërosh me vaj, turp, dridhje e djersitje, rrënqethje të lëkurës nga frikërespekti i fjalës së Allahut xh.sh. Pra mundohu që gjatë leximit të merr pjesë tërë organizmi, sepse Kur'ani i plotëson tri botët tuaja; botën psiqike, shpirtërore dhe botën fizike. Dije se drita e pastër e njohurisë shkëlqen nga bota hyjnore në zemër. Andaj lumturia, frika, frikërespekti dhe gjendjet tjera janë nga bota psiqike dhe vendi i tyre është krahërori. Nëse mendon në zemrën si një copë mishi, atëherë je largë nga njohja e brendisë, sepse kjo zemër, si një copë mishi gjendet te kafshët dhe te ngordhësirat, por në ato zemra nuk zbret drita e njohurisë dhe diturisë si dhe nuk pasqyrohet frika, devotshmëria dhe lumturia. Andaj nëse dëshiron të shijosh diçka nga këto fshehtësi, e unë e di se dëshiron, por shejtani të ngulfatë me litarin e epsheve, andaj ke kujdes në Tevhid. Dije se Kur'ani është sikurse Dielli, nga i cili rrjedhin fshehtësitë e njohjes në zemër, mu sikur rrezet e Diellit që bijnë në tokë duke i dhënë jetë. Frikërespekti është një gjurmë e dritës së njohjes dhe Allahut xh.sh. më së shumti i frikësohen të diturit. Mundohu që zemrën tënde ta kthesh kah dielli i Kur'anit, duke u ndriçuar me shkëlqimin e tij. Dëgjo thirrjen e cila vjen kah ana e djathtë e Turit dhe kur të shohësh shkëlqimin e zjarrit, merr një dru dhe ndize llampën dhe nëse e ke vajin si duhet do të ndiçojë pa e prekur zjarri, dhe ajo dritë do të jetë udhëzuese për ty mu sikurse Dielli i zjarrtë i cili shkëlqen pa pra. Përqafoje fuqishëm me tërë qenien tënde dritën e Allahut xh.sh.

PËRSE SHTETI SHQIPTAR NUK I JEP MEDALJE DHE TITUJ NDERI


Por, ajo që është misterioze ,ka të bëje me atë se cila është arsyeja e vërtetë qe Nënë Tereza nuk nderohet zyrtarisht nga qeverite shqiptare për t’i dhënë asaj dekorata dhe tituj nderi, në se ka dhënë me të vërtetë kontribut për Shqipërinë dhe për shqiptarët.


Shkruan: Selim Gokaj

Në muajin gusht 2008, gazeta britanike ‘’Dejli Telegraf’’ botoi te dhënat e një ankete ku , u dha një liste me më te njohurit për kontributin e tyre në dobi të çështjes së njerëzimit. Të dhenat treguan se vendin e pare e zuri bamirësja me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, e cila u shpall personaliteti më i shquar ne historinë e njerëzimit.Gazetari Ndue Ukaj, nga Kosova, me të drejte shprehet me superlativa për këtë vlerësim, duke bërë një shkrim interesant në gazetën kosovare ‘’Ekspres’’.Ai shkruan se bamirësja me origjinë shqiptare la pas, ne kete klasifikim, figura të njohura botërore si:Çurçilli, Martin Luter King e figura të tjera te njohura për kontributin e tyre ne dobi të çështjes së njerëzimit. Por, gazetari kosovar ankohet me të drejtë se mediat e shkruara dhe vizive i dhane shumë pak hapësirë kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme për shqiptarët, qe vazhdojnë të marrin vetëm informacione vulgare dhe komerçiale, duke qëndruar larg këtyre lajmeve, që evidentojnë figura të tilla si kjo bamirëse e njohur në të gjithë botën. Por, shqetësimi i Ndue Ukaj ecën edhe më tej, sepse ai habitet edhe për një heshtje të çuditshme nga institucionet shtetërore shqiptare, të cilat nuk duhet të anashkalojnë lajme të tilla të kësaj kategorie, në një kohë që kjo zonjë e nderuar ka deklaruar në mënyre publike se është me origjinë shqiptare. Por, ajo që është misterioze ,ka të bëje me atë se cila është arsyeja e vërtetë qe Nënë Tereza nuk nderohet zyrtarisht nga qeverite shqiptare për t’i dhënë asaj dekorata dhe tituj nderi, në se ka dhënë me të vërtetë kontribut për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Ne kemi parë buste , postera , emërtime rrugësh dhe institucionesh me emërin e kësaj bamirëseje , por një vlerësim zyrtar me dekorata dhe tituj nderi do të ishte i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm.Në këtë mënyrë do të bëhej publik raporti i vërtetë i saj me Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne e keni të qartë se shtetit shqiptar nuk i mungojnë medaljet , as nuk i mungon dëshira për ta nderuar zyrtarisht këtë zonjë te nderuar , por ai duhet të ketë një arsye të forte që hesht zyrtarisht për ta vlerësuar atë, së paku me një dekorate për kontributin e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët ,gjithmonë në se Nënë Tereza ka dhënë një kontribut të tillë.Por, ka shumë mundësi qe, të drejtën për ta vlerësuar zyrtarisht e ka Vatikani i cili e ka nderuar me tituj të lartë fetarë për kontributin e saj në propogandimin dhe përhapjen e fesë katolike permes akteve bamirëse si murgeshë katolike që ka qenë. Vetë Papa dhe personalitete të larta të kësaj herarkie e kane çuar këtë vlerësim deri tek shenjtërimi i saj ,si maksimumi fetar i këtij religjoni.Prandaj, shteti shqiptar nuk ka të drejtë të ecë me tej se bustet dhe posterat në vlerësimin e figures së kësaj bamirëses , megjithëse ajo ka origjinë shqiptare Por, ata, që e renditën të parën në anketën e gazetës ‘’Dejl Telegraf’’, e quajtën një murgeshë romane –katolike.Prandaj, gazetari nga Kosova , Ndue Ukaj, nuk ka përse shqetësohet shume që mediat dhe politika shqiptare e kaluan ne heshtje vlerësimin e fundit për këte zonjë të nderuar . sepse kontributi i saj bamires dhe aktivitetet e tjera të saj nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shqiptarët , por me qendrën e religjonit të saj, i cili e ka financuar fuqishëm edhe e ka vlerësuar pa kursim dhe vazhdimisht edhe pas vdekjes së saj.Qeveritë shqiptare nuk kane nguruar asnjë here të japin madalje dhe tituj nderi për figura dhe personalitete që kanë kontribuar në fusha të ndryshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duket se me Nënë Terezën janë mjaftuar me buste , postera , emertime institucionesh dhe rrugësh , sepse e kanë pasë të pamundur që të shohin së paku një kontribut të saj për atdheun dhe popullin e vet, qe të justifikojnë një medalje dhe një titull nder nga shteti shqiptar për këtë bamirëse te njohur në të gjithë botën.

Poezi-Oso Kuka shehid

Oso Kuka shehid





Nga madhështia e Kullës në Vraninë,
Gjithmonë dridhen shkja e shkinë.
Oso Kuka aty shehid ra.
Shpirtin dhuratë e bani për Allah.
Në atë ishull të vogël në Vraninë,
Shpirti i flijimit lëshon shkëndinë.
Ajo asht shkëndia e Muxhahidit,
Dritë që i jepet vetëm shehidit.
Lakmi ua kanë Hanë e Diell,
Edhe yjet larg atje në qiell .
Njeni digjet, tjetri shndrit,
Por asnjeni kurrë s’ bie shehit.
Se shehid bie veç mumini,
Për në xhenet xhihadi i prini.
Liqeni, Kulla edhe baroti,
Xhevahir janë shndërrue te Zoti.
Gurët e Kullës në perla shndërrue,
Gjaku i Osos në kandil ndriçue.
Në kandil të Rrahmanit,
Voji i tij nga pema e Islamit.
Dritë e shpresë gjithkah hidhet ,
Sa të jete jeta shkjau do t’ dridhet.
Osa Kuka ka ra shehid.
Nuk ka vdek por gjithmonë ndrit.
Me legjenda pagane s’krahasohet,
Sixhadeja n’ xhenet nga meleqet i shtrohet.
Osa Kuka me burra tjerë,
Me vepra Imani sixhadenë tjerr.
Nga meleqet në xhenet iu shtrohet,
“Mire se vini !“, në xhenet iu thuhet.
Ata janë burrat e Imanit,
Drita e shpirti i Islamit.
Pa far ngurrimi jetën e japin,
Dyert e xhenetit me dritë i hapin.
Yjet e Islamit kurrë s’ perëndojnë,
Në qiell të imanit vezullojnë.
Burrnia Islame kurrë s’shteron,
Prej Arshit të Rrahmanit ajo buron.
Nga Allahu të gjithë nderue,
Xhenetin Firdos iu ka premtue.
Madhështia e Osos atje ka mbërri,
Me Sahabe rri e me tjerë karshi.
Në shoqni të Pejgamberit t’ gjithë janë,
Xhenetin e blen me vepër e Iman.
Me gjuhën e imanit shijuen dynjanë,
Mësues kishin Muhamed Mustafan.
Afër Pegamberit Ebu Bekiri,
Ndër Sahabet asht ma i miri,
Në se iamani i tij vihet në kandar,
Peshon ma randë se bota mbar.
Karshi Ymerit: burrit të drejtësisë,
Portës s’ diturisë: Imam Alis.
E aty afër Osman ibn Affan,
Pronari i dy dritave atij i thanë.
Luani i shkretinës Hamzai vetë,
Për guxim, trimëri… vulë ka mbet
Selman el Farisi, Bilal Habashi,
Suhejb e Rrumi.e tjerë karshi.
Saad ibn Vakas, ngadhnjyesi i Axhamit.
Ai bashkë me tjerët të bijtë e Islamit
Strategu i famshëm ishte Khalidi ,
Strategjia e tij gjeneral mahniti.
Çlirimtarit të Kudsit , Salahudin,
Ngadhënjyesit të Stambollës, Sulltan Fetin..
Tarik bin Zijad, çelësi i Andalusit,
Dërmuesi i tatarëve, Sejfedin Kutusit.
Omar Mukhtar , luani i shkretisë,
Muxhahidi i shquem i popullit t’ Libisë.
E shumë burra tjerë në xhenet Firdos,
Jetën me shehadet e kanë vulosë.
Me shpirtin e vetëmohimit breznitë ushqeni,
Burim frymëzimi gjithmonë do të jeni.
E dhatë jetën që kurrë mos të vdisni,
Me dritën e flijimit gjithmonë do t’ndrisni.
Madhështia e juej nga Allahu vetë,
Që jeta jonë kuptimplote të jetë.
Ajo duhet t’ ushqehet që kurrë mos t’ venitet,
Shkallës s’imanit përherë të ngjitet.
Allahu ju nderoj në dynja e ahiret,
Insha-Allah shihemi në xhenet.
Oso Kuka selamet,
Në botë flakë, dritë në xhenet!

Burhan Aldin Fili
Michigan, 2008

SHUMICE MUSLIMANE NE SHQIPERI ME NUMUR TE VOGEL

KMSH e deklaroi shifren e vogel te xhamiave , por duket se e kaloi ne heshtje bllokimin e ndertimit te xhamise se madhe ne Tirane. Arsyet e verteta, perse ka pak xhamia ne Shqiperi nuk dalin ne materjalin e botuar tek ‘’Tirane Observer’’,sepse ajo ose nuk ka dijeni , ose nuk eshte e interesuar te thote te verteten...

Shkruan: Alban Kastrati

Gazeta ‘’Tirana Observer’’, ne nje numur te saj, ka botuar te dhena per numurin e objekteve fetare qe jane ne Shqiperi duke dhene edhe detaje per numurin e ketyre objekteve sipas secilit religjon .Te dhenat jane vertet befasuese, sepse lexuesi njihet me nje nunur te vogel xhamiash qe i perkasin shumices muslimane ne Shqiperi , Eshte e habitshme, kur 638 xhamiave jane perballe 1119 kishave ortodokse dhe katolike.Me 20% besimtare ortodokse, kisha ortodokse ka 425 kisha. Kurse, religjoni katolik, me 10% te popullsise, ka 694 kisha .
70% e popullsise, qe eshte muslimane, ka638 xhamia. Keto jane te dhena qe jane deklaruar nga vete institucionet fetare perkatese te secilit religjon . Shifrat dhe evidencat jane burime me vlere, per te plotesuar statistika dhe per te sherbyer, per te plotesuar punime dhe referenca studimore ose simpoziumesh. Por, pas kesaj te dhene per numurin e veprave te kultit ne vendin tone ,media ka pase pa tjeter edhe nje pikesynim tjeter qe te beje te njohur faktin se shtirja e infrastruktures fetare te krishtere ne Shqiperi eshte rritur ,per te qene e gatshme te prese besimtaret e krishtere, qe po rritet dhe ata qe nuk kane lindur, sepse te konvertuarit ne te krishtere jane ‘’Miza te bardha’’ne hapesirat shqiptare si mbrenda ,ashtu edhe jashte Shqiperise londineze.Kurse infrastruktura e muslimaneve eshte e paket dhe krejt e pamjaftueshme, per te krijuar kushte per besimtaret muslimane qe praktikojne ritet e fese se tyre,aq sa sot, ne mes te Tiranes, besimtaret e shohin vehten duke u falur ne mes te pluhurit dhe baltes, sepse nje kryebashkiak ortodoks eshte betuar qe ne Tirane te mos kete xhami te madhe per muslimanet , por vetem kisha te medha per katolike e ortodokse me te cilet eshte i lidhir nga nena me katolike dhe nga babai me ortodokse. KMSH e deklaroi shifren e vogel te xhamiave , por duket se e kaloi ne heshtje bllokimin e ndertimit te xhamise se madhe ne Tirane.Arsyet e verteta, perse ka pak xhamia ne Shqiperi nuk dalin ne materjalin e botuar tek ‘’Tirane Observer’’,sepse ajo ose nuk ka dijeni , ose nuk eshte e interesuar te thote te verteten , Ne po i ndihmojme lexuesit duke e informuar se pozita financiare e KMSH sot eshte e mjerueshme dhe ajo, me pronat qe ka lufton te mbijetoje ,ne nje kohe qe fondacionet e huaja dhe sidomos ata arabe u akuzuan per nje bum ndertimesh fetare dhe sot ata e kane braktisur Shqiperine, pasi u akuzuan edhe te lidhura me terrorizmin, akuze qe kurre nuk vertetohet , por mbetet vetem akuze qe merr vleren e nje denimi gjykate , kur eshte fjala per te ndaluar aktivitetin e tyre.Kurse, per kisha ortodokse dhe katolike parate duket se jane pa limit, deri sa ndertohen kisha edhe per brezat e ardhshem, sepse ne hapesirat e tyre te medha hyjne e dalin pak besimtare ne pritje per t’u mbushur ne nje kohe X.
Do te ishte normale qe vete KMSH te bente te ditur ne menyre publike arsyen e ketij inferjoriteti te muslimaneve shqiptare qe kane nje numur kaq te voget xhamiash, qe e verteta te kete karakter zyrtar dhe jo te jete subjektive dhe e hamendesuar, sepse keqkuptimet mund te kalojne edhe kufirin, duke penalizuar persona dhe institucione, jashte dhe mbrenda Shqiperise, te interesuar qe muslimanet shqiptare te falen me shume neper rruge, sesa neper shtepite e Allahut xh. qe jane xhamiat.Por, kufizimet dhe guret nen rrota, qe po u vene muslimaneve shqiptare, nuk jane te mjaftueshem, qe t’i nxerrin ,apo t’i largojne ata nga feja islame, deshire kjo aq e madhe per ata qe i sabotojne ndertimin e xhamiave ne Shqiperi. Muslimaneve mund t’u mungoje xhamiat dhe medrezete, por atyre nuk u mungon besimi tek Allahu xh.sh. tek i cili ata e gjejne mbeshtetjen dhe rrugedaljen edhe kur u mungojne xhamiat dhe falen ne mes te shiut dhe pluhurit
Alban Kastrati

PARTIA E KRYEMINISTRIT ERDOGAN KALON ME SUKSES


...pika ku u sulmua qeveria e Erdoganit dhe partia e tij ishte tek pozicioni I saj fetar I cili u amplifikua ne kuota te tilla sa u paraqit kjo parti si filo islamike dhe qe paraqet rrezik per karakterinlaik te shtetit turk.

Shkruan: Besnik Dani


Sukseset dhe aritjet e qeverise aktuale turke te kryesuar nga kryeministri Taip Rexhep Erdogan krahas atyre qe I kane pershendetur keto arritje nuk kane qene te pakte ata qe kane qendruar ore te tera zgjuar duke bere plane si ta zbresin nga piadestali qeverine e suksesshme dhe partine nga eshte formuar kjo qeveri. Ata qe u tronditen shume ishin laiket qe ne Turqi kane nje tradite dhe baze te fuqishme qe lidhet edhe me karakterin laik te vete shtetit turk. Dhe pika ku u sulmua qeveria e Erdoganit dhe partia e tij ishte tek pozicioni I saj fetar I cili u amplifikua ne kuota te tilla sa u paraqit kjo parti si filo islamike dhe qe paraqet rrezik per karakterinlaik te shtetit turk. Akuzat moren karakter ligjor duke e drejtuar problemin ne Gjykaten Kushtetuese te Turqise me pikesynimin per ta nxerre te jashteligjshme partine e kryeministrit Erdogan dhe figurat kryesore te saj Erdogan dhe Abdulla Gylper t’i larguar nga politika dhe pse jo edhe per t’ia dhene drejtesise per ndjekje penale. Segmente te caktuara te ushtrise ishin mbeshtetes se kesaj nisme ecla nuk doli e suksesshme per ata qe e hartuan dhe e drejtuan per ne gjykate Kushtetuese. Ne nje vendim qe nuk vonoi te merret akuzat u hodhen poshte nga trupi gjykues dhe qeveria dhe partia qe ajo perfaqeson dolente fituar duke siguruar nje vazhdimesi te sigurte per zhvillimin e gjitheanshem te Turqise dhe duke u kujtuar segmenteve laike radikale se ditet kur ata benin ligjin i takonin te kaluares. Akuza qe rendonte qeverine e Erdoganit sipas atyre qe iu drejtuan ligjit ishte se ajo I dha driten jeshile venies se shamise nga studentet ne universitet duke iu dhene nje te drejte qe vajzat universitare e kane ne te gjithe Evropen qe eshte shume me laike se Turqia. Ajo qe harrojne ata qe e ngriten poblemin deri tek ana ligjore e tij eshte se kjo qeveri ka voten e popullit I cilivotoi keto politikane me nje perqindje te larte duke treguar se masat e kesaj qeverie , reformat e saj net e gjitha fushat jane mbeshtetur nga populli turk I cili I mat premtimet me rezultate dhe arritje dhe nuk ka vendosur qe t;I kundervihet tradites islame dhe te mohoje gjithashtu edhe arritjet ekonomike qe ia kane ngritur prestigjin Turqise ne keto vite kur qeverise politikani I shkelqyer Taip Rexhep Erdogan. Te shqeteson fakti si e percollen mediat shqiptare problemin qe trajtuam me siper. Per hir te se vertetes ata ferkonin duart ne pritje te nje permbysjeje te situates politike ne Turqi, duke shpresuar se shamia do te fluturonte nga koka e studenteve turke dhe ato do te merrnin rrugen per t’u arsimuar neper Evrope ne mbrojtje te karakterit laik te shtetit turk, ku pas ketij arsyetimi fshihet urrejtja e verber kunder normave morale te fese islame.
Kete konkluzion ne e puplikojne sepse kemi parasysh trajtimin e njeanshem qe i bene mediat shqiptare akuzave qe u bene per te rrezuar politiken qe drejton sot Turqine.
Ne deshrojme qe populli turk dhe bota te perkrahe nje Turqi te forte dhe moderne qe prek majat me te larta te ekonomise dhe te politikes boterore ,sepse nje arritje e tille do te jete nje mbeshtetje jetike edhe per Shqiperine dhe shqiptaret te cilet me Turqine dhe me turqit I lidh nje hark kohor 500 vjecar te cilin nuk mund ta levizin nga jeta e popujve tane as laiket ekstreniste te Turqise ,as mediat shqiptare dhe segmented politike dhe ekonomike qe fshihen pas tyre.