THIRRJE E HAPUR MEDIATIKE PËR KONVERTIMIN E MUSLIMANËVE

on e martë, shtator 23, 2008


Është e kuptueshme se ka pasur reagime në mediat e shkruara për këte skandal të rrezikshëm që cënon tolerancën fetare në mes të shqiptarve.


Shkruan: Selim Gokaj

Në një emision informative në Tv Cnenell, telespektatorët u njohën me një lajm që nuk ishte pare në asnjë media të shkruar dhe vizive ,sipas të cilit, në fshatin Istog të Kosovës, një familje muslimane ishte konvertuar në të krishterë, ku 19 anëtarë të saj tashti do të ishin prone e kishës katolike, e thënë pak ndryshe, anëtarët e famijes Mehaj kishin ndërruar pronarët fetarë duke kaluar nga hoxha tek prifti, me të cilin, ata dhe të gjithë shqiptarët ,sipas Topit, kishin lidhje që në lashtësi.Pasi u muar vesh sa ishte numuri i të konvertuarve, në ekran doli prifti katolik I Dioqezës së Glinës që deklaroi se tufës së tij iu shtuan dele të tjera dhe se sipas tij, tashti shqiptarët nuk janë më injorantë, por janë civilizuar dhe e kanë kuptuar se ku i kanë rrënjët dhe për këtë arsye duhet të kthehen në fenë e të parëve si famija Mehaj, që e gjeti rrugën e vërtetë. Ai shtoi se ka shumë famije në Kosovë që po presin të kthehen në të krishterë katolikë, duke iu bashkangjitur fesë së të parëve, një përrallë e dalur boje kjo, për të mbuluar diversionin që bëhet në kuadër të një rikonkuiste pak më të butë se ajo që bëri Filipi dhe Izabela në Spanjë kundër muslimanëve spanjollë, të cilët u tkurrën në mënyrën më dhunshme. Një njeri mund të konvertohet dhe mund të ndiqet në këtë konvertim nga familja dhe nga mijra të tjerë ,sepse është e drejta e secilit të zgjedhe religjonin ku ai e ndjen vehten të rehatuar dhe për ketë askush nuk ka përse të shqetësohet . Por, ana e rrezikshme e këtij informacioni është se ai nuk ka përse të behet mediatik , aq më teper të bëhet me ceremoni të organizuara ,sikur të ishte një feste ku pa tjetër duhej të ishte edhe korespondenti i Topit në Kosovë, duke u kujtuar muslimanëve se ata kanë vetëm një alternative shpëtimi, që eshte kthimi i tyre ne të krishterë katolikë dhe se ata duhet të shpejtojnë, që tu bashkangjiten familjeve Mehaj , Mahmutaj ,ose të ndonjë famijes tjetër që rri zgjuar natën, deri sa ta pagëzojë prifti i Glinës. Është e kuptueshme se ka pasur reagime në mediat e shkruara për këte skandal të rrezikshëm që cënon tolerancën fetare në mes të shqiptarve. Dhe pendat që u përgjigjen jane Mehdi Hyseni dhe Qemal Morina të cilët, trumbetimin e këtij akti e quajtën të dëmshëm, sepse Kosova ka probleme shumë më të mbrehta se thirrja për të shkuar 90 % e kosovarve pas 1% që përfaqësojë katolikët sot në Kosovë.Dalja kaq hapur dhe venia në dispozicion e mediave për te bërë propogandë kaq të hapur për konvertimin e muslimanëve shqiptarë në katolikë, si kthim në fenë e të parëve, tregon se këtu nuk është punë e priftit të Glinës , por fijet e kësaj ceremonie të mirëorganizuar shkojnë më larg se në Kosovë, aty ku hapësirat muslimane po penalizohen dhe po bëhet e pamundura që ata të zvoglohen drejt infinitit. Por, organizatorët e këtyre ceremonive mortore kundër muslimanëve shqiptarë janë larg realitetit, sepse muslimanët shqiptarë janë të rehatuar mrenda fesë islame dhe konvertimi i tyre në të krishterë është çështje e tyre personale dhe e ndërgjegjës së tyre . Ceremoni dhe shtërngesa politike , vështirësi ekonomike dhe literature kishtare nuk mjaftojnë për të përmbysur raportet fetare ne mes të shqiptarve ne Kosovë dhe në hapësira të tjera shqiptare.Mendojmë se konvertimi i muslimanëve shqiptarë në të krishterë katolikë është vështirë për tu realizuar edhe për një arsye tjetër,sepse kisha katolike ka probleme me portretin e saj moral. Tashmë janë shumë të njohura publikishi mijra raste të podofilisë në mes të priftërinjve katolikë për të cilët Vatikani ka paguar 650 miljon dollarë për të dëmtuarit nga këto akte të rënda morale, duke shtuar rastin e para pak ditëve , kur një prfti katolik në Angli iu gjetën mijra fotografi podofilie. Është e qartë se pas këtyre drejtuesve fetarë ,që marrin nëpër këmbë normat morale fetare është thuajse e pamundur që angazhohen ata që duan të konvertohen në religjonin katolik, në një kohë që, për raste të tilla, tek udhëheqësit fetarë muslimanë ,as që bëhet fjalë. Të mos harrojmë se janë me mijra konvertime nga fetë e tjera në fenë muslimane, e cila sot rrallitet e para për numurin e të konvertuarve në shtimin e rrallëve të saj. Por, lajme dhe ceremoni nuk janë dhënë në media, kur figura të njohura politike , shoqerore dhe fetare janë kthyer ne muslimanë. Duket se ustallarëve, qe pompojnë për qellime dashakeqe rastet e rralla të konvertimeve te muslimanëve në të krishterë, u intereson një terr i plotë informative, kur rrallët e muslimanëve shtohen me të krishterë. Është e domozdoshme që shoqatat muslimane , istitucionet fetare islame dhe shoqëria civile të mbajë qëndrim ndaj këtyre informacioneve dhe ceremonive që janë me qitje të largët antimuslimane, duke i demaskuar ata, që janë në vijën e pare dhe ata që janë në vijën e dytë e më tej,sepse veprime të tilla e nxerrim tymin dhe flakën atëherë, kur ne e kemi harruar lajmin për ceremoninë e kthimit të muslimanëve shqiptarë në të krishterë katolikë.Në përkthimin e Kur-anit Famëlartë, të botuar në vitet 90, është paralajmëruar rreziku i kthimit të muslimanëve shqiptarë në të krishterë,mendim që ishte botuar në parathënien e këtij libri hyjnor nga Ahmed Raif, drejtor i një qendre të madhe islame në Kajro të Egjiptit.Sot, pas dy dekadash, muslimanët shqiptarë po e shohin qartë përpjekjen, që po bëhet në terren për ti larguar ata nga feja islame, ku ceremonitë nuk mungojnë, ku mediat çirren duke deklaruar për përqindje të zvogluara të muslimanëve në hapësirat ku jetojnë shqiptarë muslimanë,duke bërë thirrje që të bëhet një rregjistrim i ri i popullsisë, ku elementi fetar mos të jetë i përjashtuar. Por, euforia e mediave shqiptare për konvertimin e disa familjeve muslimane në Kosovë në të krishterë katolikë dhe thirrja e priftit të Dioqezës së Glinës, për të nxitë muslimanët në Kosovë e më gjërë, që të heqin dorë nga feja islame për të qenë pjesë e religjonit katolik, nuk është e mjaftueshme për të përmbysur raportet fetare në hapësirat shqiptare ,sepse feja islame është bërë e pranueshme nga shqiptarët si alternative shpëtimin nga kisha e krishterë serbe dhe greke dhe se islami u ka rritur shqiptarëve përkushtimin tek dashuria për atdhe ,për shkak se, sipas islamit, dashuria për atdhe për muslimanin buron nga feja islame. Shqiptarët muslimanë nuk mund të gjejnë avantazhe tek religjoni katolik, të cilat atij i mungojnë tek feja islame . Të vendosura në një peshore vlerash të dy religjonet, do ta kishim të vështirë të shikonim se nga do të anonte ajo për ti dhënë vendin e pare njërës pale. Por diçka eshtë e qarte.Muslimanët janë të vlerësuar maksimalisht për dashurinë e tyre sublime për atdhe , jane shumë të nderuar për një moral të pastër familjar dhe shoqëror, janë të nderuar për një pastërti absolute personale ,familjare dhe shoqërore.Atëherë përse duhet të braktisim këto vlera të fesë islame dhe të kthehemi prapa, kur prapa gjithmonë është regresi? Mendojmë se prifti I Glinës dhe ata, që janë pas tij pa harruar dhe Topin që çensuron deklaratat e shoqatave muslimane, duhet të japin përgjigje për sa pyetëm më lart. Nuk duhet harruar se lojra të tilla me konvertime muslimanësh në të krishterë, nuk do të jenë fitimprurëse as për të konvertuarit , as për ata që krijojnë re të tilla pluhuri, që mund të kthehen në stuhi, ku të lagurit do të jene shumë.

2 komentet:

Anonim tha...

SELAM ALEKUM VLLEZER MUSLIMAN!
INJORANCA E STAFFIT TE TOP CHANNELIT ESHTE E PA PAUR. ALLAHU NA RUIT PREI KETYRE SHEJTANAVE!
POR FAJ NUK ESHTE KRETSISHT I KETYRE POR EDHE I COMUNITETIT MUSLIMANE SHQIPTAR QE NUK REAGON NE MENYR TE FORT DHE TE QART.
POR MOS HARONI QE NJERZ SI ATA TE TOP CHENELLIT QE MER ME KURTHE KUNDER ISLAMIT DO TE OERFUNDOIN SI PRESIDENTI I TYRE QE VDIQE NE AKSIDENT ME KURVEN E VET.

Anonim tha...

SELAM ALEKUM VLLEZER MUSLIMAN!
INJORANCA E STAFFIT TE TOP CHANNELIT ESHTE E PA PAUR. ALLAHU NA RUIT PREI KETYRE SHEJTANAVE!
POR FAJ NUK ESHTE KRETSISHT I KETYRE POR EDHE I COMUNITETIT MUSLIMANE SHQIPTAR QE NUK REAGON NE MENYR TE FORT DHE TE QART.
POR MOS HARONI QE NJERZ SI ATA TE TOP CHENELLIT QE MER ME KURTHE KUNDER ISLAMIT DO TE OERFUNDOIN SI PRESIDENTI I TYRE QE VDIQE NE AKSIDENT ME KURVEN E VET.