Miresia e muajit te Ramazanit ne optiken e haditheve profetike.

on e martë, shtator 23, 2008


Vlerat e miresite e shumta te ketij muaji te madhnueshem e bejne Ramazanin muajin me te privilegjuar ndaj muajve te tjere te vitit.Kjo gje verehet ne hadithet profetike te shumta .Miresia me e madhe ka te beje me perzgjedhjen ,e ketij muaji nga Allahu i Madheruar per zbritjen e fjales se Tij,shpalljes hyjnore .Transmetohet nga Profeti a.s. se fletushkat e Ibrahimit a.s. kane zbritur diten e pare te Ramazanit ,Teurati i ka zbritur Musait a.s. diten e gjashte ,Zeburi i ka zbritur Davudit a.s. diten e dymbedhjete , Inxhili i ka zbritur Isait a.s. diten e tetembedhjete. Ndersa , Kurani i ka zbritur Muhamedit a.s. diten e njezet e katert te Ramazanit .``[Ahmedi] .Veç kesaj, Allahu xh sh. preferoi qe nje prej pese shtyllave , ne te cilat qendron Islami,agjerimin, ta obligoje per besimtaret ne kete muaj te begate.Per kete , Allahu xh. sh. urdheron e thote ;``……kush prej jush e perjeton kete muaj , ta agjeroje….``[Bekare 185].Besimtaret e devotshem , kudo ne bote, e presin me gezim te madhe ardhjen e ketij muaji te shenjte.Ky gezim i tyre ka te beje me pergjigjen ndaj thirrjes se Allahut xh. sh., dhe me respektimin e fjales se Profetit a.s. ne prezentimin qe i beri ardhjes se ketij muaji.Ebu Hurejra transmeton se Profeti a.s. ka thene;``Po vjen nje muaj i bekuar, ne cilin Allahu ju ka bere obligim agjerimin.Gjate ketij muaji, hapen dyert e Xhenetit , mbyllen dyert e zjarrit dhe lidhen shejtanet.Ne te eshte nje nate me e mire se nje mije muaj. Kush privohet nga ajo , do te jete i privuar nga diçka e madhe.``[Ahmedi dhe Nesai ] .Ky prezentim , qe Profeti a.s. i beri Ramazanit, beri qe , per besimtaret e devotshem , agjerimi te mos ishte thjesht nje veper qe i privonte nga te ngrenit, apo te pirit, por mbi te gjitha kulture qe nguliste tek njeriu besimin, dashurine, shpresen, humanizmin e devotshmerine .Per kete culture, nese skalitet ne shpirtin e besimtarit , Allahu xh. sh. u premtoi faljen e mekateve te bera. Ne lidhje me kete , Pejgamberi a.s. ka thene;``Ai qe agjeron Ramazanin me bindje dhe shprese per shperblim nga Allahu , atehere i falen mekatet qe ka bere ``[Mut’tefikun alejhi]. Miresia e Allahut xh. sh. ndaj atyre , qe e agjerojne kete muaj , verehet ne premtimin e respektit dhe shperblimit te tyre. Kete e pohon Profeti a.s. duke thene;``Vertet ne Xhenet eshte nje porte qe quhet Er-Rejan . Diten e Gjykimit ,ata qe agjeruan , do te hyjne neper te , pervec atyre nuk hyn asnje tjeter , dhe kur te hyje i fundit agjerues , ajo do te mbyllet.``[Transmeton Iben Huzejme].Ramazani eshte per besimtaret muaj i bujarise dhe i kujtimit te Allahut me shume se cdo muaj tjeter.Ne lidhje me kete , Iben Abasi thote;``Profeti a.s. ishte me bujari, por kur vinte Ramazani ,ishte edhe me bujar,sepse takohej me Xhebrailin a.s. per te studiuar Kur’anin .I derguari i Allahut ishte edhe me bujar se era qe sjell miresi.Ndersa vitin e fundit te jetes se te derguarit te Allahut ,ata e studiuan Kur,anin dy here``.[Mut,tefikun alejhi]. Ne kete muaj besimtaret duhet te angazhohen ne pune te mira per te qene sa me afer Allahut xh.sh. me adhurimin e tyre.Hasan El-Basri ka thene; Kerkoni kenaqesi ne tri gjera ; me nemaz, ne te kujtuarit e Allahut dhe me leximin e Kur’anit ,e nese nuk e gjeni dijeni se dyert u jane mbyllur. Allahu xh. sh. me perkujdesjen e Tij, e ka stolisur gjuhen e atyre sic do te pajise me drite syte e besimtareve qe do ta shikojne.Ramazani qe eshte muaj i meshires, faljes , e i shpetimit nga zjarri.Allahu xh.sh. do te kete meshire e falje mekatesh, per ata qe e respektojne dhe e njohin madheshtine e vleren e ketij muaji te shenjte.Mjere ai qe e nenvlereson duke e pritur njelloj si muajt e tjere ditet e tij e duke i konsideruar si dicka rutine , si ditet e tjera.Profeti a. s. e shprehu kete shqetesim qe ,transmetohet se ne nje rast kerkoi qe te sillnin minberin.Kur ia sollen , u ngrit ngadale nga shkalla e pare ne te treten, duke i drejtuar me ze te larte te gjitheve;Amin.
Pastaj , kur zbriti nga minberi , ,shoket i thane;``O i Derguar i Allahut . Sot kemi degjuar nga ti dicka qe nuk e kemi degjuar me pare ``.’’Pra , e keni degjuar ‘’ - u tha Profeti a.s. dhe vazhdoi;``Shikoni! Ndersa po ngjisja shkallet ,Xhibrili a.s. me erdhi te kemba e pare e shkalles dhe me tha ;Eshte larg nga rruga e drejte ai qe nuk e agjeron Ramazanin dhe mekatet e tij nuk do te falen , dhe une i thashe ;Amin….``[Iben Hiban]. Ky muaj ka ardhur me nje qellim te vetem qe besimtaret duhet ta mesojne e ta pervetesojne te behen te devotshem. Pra, behet fjale per nje grade te larte te besimit , nga e cila duhet kuptuar jeta ne kete bote .Parim esencial per besimtarin ne jeten e tij , qe E mbron ate nga kanceri i unit, malarja e hipokrizise , e paragjykimit ……,i ndricon mendjen se punet duhen te behen me mire, dhe konceptet e gabuara duhen korigjuar ….Eshte ky muaj i cili vendos nje lidhje te fshehte mes njeriut dhe Allahut xh.sh ., lidhje e cila mbahet nga ndjenja e besimit te sinqerte.Mos harroni , qe ti jepni repektin e duhur ketij muaji , qellimit te ardhjes se tij , nese vertete kerkoni shperblim.``Allahu pranon vetem prej te sinqerteve``[El-Maide 27].


Idmir Plaku .
Teolog, imami I xhamise
Ebu Beker