PARTIA E KRYEMINISTRIT ERDOGAN KALON ME SUKSES

on e martë, shtator 23, 2008


...pika ku u sulmua qeveria e Erdoganit dhe partia e tij ishte tek pozicioni I saj fetar I cili u amplifikua ne kuota te tilla sa u paraqit kjo parti si filo islamike dhe qe paraqet rrezik per karakterinlaik te shtetit turk.

Shkruan: Besnik Dani


Sukseset dhe aritjet e qeverise aktuale turke te kryesuar nga kryeministri Taip Rexhep Erdogan krahas atyre qe I kane pershendetur keto arritje nuk kane qene te pakte ata qe kane qendruar ore te tera zgjuar duke bere plane si ta zbresin nga piadestali qeverine e suksesshme dhe partine nga eshte formuar kjo qeveri. Ata qe u tronditen shume ishin laiket qe ne Turqi kane nje tradite dhe baze te fuqishme qe lidhet edhe me karakterin laik te vete shtetit turk. Dhe pika ku u sulmua qeveria e Erdoganit dhe partia e tij ishte tek pozicioni I saj fetar I cili u amplifikua ne kuota te tilla sa u paraqit kjo parti si filo islamike dhe qe paraqet rrezik per karakterinlaik te shtetit turk. Akuzat moren karakter ligjor duke e drejtuar problemin ne Gjykaten Kushtetuese te Turqise me pikesynimin per ta nxerre te jashteligjshme partine e kryeministrit Erdogan dhe figurat kryesore te saj Erdogan dhe Abdulla Gylper t’i larguar nga politika dhe pse jo edhe per t’ia dhene drejtesise per ndjekje penale. Segmente te caktuara te ushtrise ishin mbeshtetes se kesaj nisme ecla nuk doli e suksesshme per ata qe e hartuan dhe e drejtuan per ne gjykate Kushtetuese. Ne nje vendim qe nuk vonoi te merret akuzat u hodhen poshte nga trupi gjykues dhe qeveria dhe partia qe ajo perfaqeson dolente fituar duke siguruar nje vazhdimesi te sigurte per zhvillimin e gjitheanshem te Turqise dhe duke u kujtuar segmenteve laike radikale se ditet kur ata benin ligjin i takonin te kaluares. Akuza qe rendonte qeverine e Erdoganit sipas atyre qe iu drejtuan ligjit ishte se ajo I dha driten jeshile venies se shamise nga studentet ne universitet duke iu dhene nje te drejte qe vajzat universitare e kane ne te gjithe Evropen qe eshte shume me laike se Turqia. Ajo qe harrojne ata qe e ngriten poblemin deri tek ana ligjore e tij eshte se kjo qeveri ka voten e popullit I cilivotoi keto politikane me nje perqindje te larte duke treguar se masat e kesaj qeverie , reformat e saj net e gjitha fushat jane mbeshtetur nga populli turk I cili I mat premtimet me rezultate dhe arritje dhe nuk ka vendosur qe t;I kundervihet tradites islame dhe te mohoje gjithashtu edhe arritjet ekonomike qe ia kane ngritur prestigjin Turqise ne keto vite kur qeverise politikani I shkelqyer Taip Rexhep Erdogan. Te shqeteson fakti si e percollen mediat shqiptare problemin qe trajtuam me siper. Per hir te se vertetes ata ferkonin duart ne pritje te nje permbysjeje te situates politike ne Turqi, duke shpresuar se shamia do te fluturonte nga koka e studenteve turke dhe ato do te merrnin rrugen per t’u arsimuar neper Evrope ne mbrojtje te karakterit laik te shtetit turk, ku pas ketij arsyetimi fshihet urrejtja e verber kunder normave morale te fese islame.
Kete konkluzion ne e puplikojne sepse kemi parasysh trajtimin e njeanshem qe i bene mediat shqiptare akuzave qe u bene per te rrezuar politiken qe drejton sot Turqine.
Ne deshrojme qe populli turk dhe bota te perkrahe nje Turqi te forte dhe moderne qe prek majat me te larta te ekonomise dhe te politikes boterore ,sepse nje arritje e tille do te jete nje mbeshtetje jetike edhe per Shqiperine dhe shqiptaret te cilet me Turqine dhe me turqit I lidh nje hark kohor 500 vjecar te cilin nuk mund ta levizin nga jeta e popujve tane as laiket ekstreniste te Turqise ,as mediat shqiptare dhe segmented politike dhe ekonomike qe fshihen pas tyre.