SHUMICE MUSLIMANE NE SHQIPERI ME NUMUR TE VOGEL

on e martë, shtator 23, 2008

KMSH e deklaroi shifren e vogel te xhamiave , por duket se e kaloi ne heshtje bllokimin e ndertimit te xhamise se madhe ne Tirane. Arsyet e verteta, perse ka pak xhamia ne Shqiperi nuk dalin ne materjalin e botuar tek ‘’Tirane Observer’’,sepse ajo ose nuk ka dijeni , ose nuk eshte e interesuar te thote te verteten...

Shkruan: Alban Kastrati

Gazeta ‘’Tirana Observer’’, ne nje numur te saj, ka botuar te dhena per numurin e objekteve fetare qe jane ne Shqiperi duke dhene edhe detaje per numurin e ketyre objekteve sipas secilit religjon .Te dhenat jane vertet befasuese, sepse lexuesi njihet me nje nunur te vogel xhamiash qe i perkasin shumices muslimane ne Shqiperi , Eshte e habitshme, kur 638 xhamiave jane perballe 1119 kishave ortodokse dhe katolike.Me 20% besimtare ortodokse, kisha ortodokse ka 425 kisha. Kurse, religjoni katolik, me 10% te popullsise, ka 694 kisha .
70% e popullsise, qe eshte muslimane, ka638 xhamia. Keto jane te dhena qe jane deklaruar nga vete institucionet fetare perkatese te secilit religjon . Shifrat dhe evidencat jane burime me vlere, per te plotesuar statistika dhe per te sherbyer, per te plotesuar punime dhe referenca studimore ose simpoziumesh. Por, pas kesaj te dhene per numurin e veprave te kultit ne vendin tone ,media ka pase pa tjeter edhe nje pikesynim tjeter qe te beje te njohur faktin se shtirja e infrastruktures fetare te krishtere ne Shqiperi eshte rritur ,per te qene e gatshme te prese besimtaret e krishtere, qe po rritet dhe ata qe nuk kane lindur, sepse te konvertuarit ne te krishtere jane ‘’Miza te bardha’’ne hapesirat shqiptare si mbrenda ,ashtu edhe jashte Shqiperise londineze.Kurse infrastruktura e muslimaneve eshte e paket dhe krejt e pamjaftueshme, per te krijuar kushte per besimtaret muslimane qe praktikojne ritet e fese se tyre,aq sa sot, ne mes te Tiranes, besimtaret e shohin vehten duke u falur ne mes te pluhurit dhe baltes, sepse nje kryebashkiak ortodoks eshte betuar qe ne Tirane te mos kete xhami te madhe per muslimanet , por vetem kisha te medha per katolike e ortodokse me te cilet eshte i lidhir nga nena me katolike dhe nga babai me ortodokse. KMSH e deklaroi shifren e vogel te xhamiave , por duket se e kaloi ne heshtje bllokimin e ndertimit te xhamise se madhe ne Tirane.Arsyet e verteta, perse ka pak xhamia ne Shqiperi nuk dalin ne materjalin e botuar tek ‘’Tirane Observer’’,sepse ajo ose nuk ka dijeni , ose nuk eshte e interesuar te thote te verteten , Ne po i ndihmojme lexuesit duke e informuar se pozita financiare e KMSH sot eshte e mjerueshme dhe ajo, me pronat qe ka lufton te mbijetoje ,ne nje kohe qe fondacionet e huaja dhe sidomos ata arabe u akuzuan per nje bum ndertimesh fetare dhe sot ata e kane braktisur Shqiperine, pasi u akuzuan edhe te lidhura me terrorizmin, akuze qe kurre nuk vertetohet , por mbetet vetem akuze qe merr vleren e nje denimi gjykate , kur eshte fjala per te ndaluar aktivitetin e tyre.Kurse, per kisha ortodokse dhe katolike parate duket se jane pa limit, deri sa ndertohen kisha edhe per brezat e ardhshem, sepse ne hapesirat e tyre te medha hyjne e dalin pak besimtare ne pritje per t’u mbushur ne nje kohe X.
Do te ishte normale qe vete KMSH te bente te ditur ne menyre publike arsyen e ketij inferjoriteti te muslimaneve shqiptare qe kane nje numur kaq te voget xhamiash, qe e verteta te kete karakter zyrtar dhe jo te jete subjektive dhe e hamendesuar, sepse keqkuptimet mund te kalojne edhe kufirin, duke penalizuar persona dhe institucione, jashte dhe mbrenda Shqiperise, te interesuar qe muslimanet shqiptare te falen me shume neper rruge, sesa neper shtepite e Allahut xh. qe jane xhamiat.Por, kufizimet dhe guret nen rrota, qe po u vene muslimaneve shqiptare, nuk jane te mjaftueshem, qe t’i nxerrin ,apo t’i largojne ata nga feja islame, deshire kjo aq e madhe per ata qe i sabotojne ndertimin e xhamiave ne Shqiperi. Muslimaneve mund t’u mungoje xhamiat dhe medrezete, por atyre nuk u mungon besimi tek Allahu xh.sh. tek i cili ata e gjejne mbeshtetjen dhe rrugedaljen edhe kur u mungojne xhamiat dhe falen ne mes te shiut dhe pluhurit
Alban Kastrati