Poezi-Oso Kuka shehid

on e martë, shtator 23, 2008

Oso Kuka shehid





Nga madhështia e Kullës në Vraninë,
Gjithmonë dridhen shkja e shkinë.
Oso Kuka aty shehid ra.
Shpirtin dhuratë e bani për Allah.
Në atë ishull të vogël në Vraninë,
Shpirti i flijimit lëshon shkëndinë.
Ajo asht shkëndia e Muxhahidit,
Dritë që i jepet vetëm shehidit.
Lakmi ua kanë Hanë e Diell,
Edhe yjet larg atje në qiell .
Njeni digjet, tjetri shndrit,
Por asnjeni kurrë s’ bie shehit.
Se shehid bie veç mumini,
Për në xhenet xhihadi i prini.
Liqeni, Kulla edhe baroti,
Xhevahir janë shndërrue te Zoti.
Gurët e Kullës në perla shndërrue,
Gjaku i Osos në kandil ndriçue.
Në kandil të Rrahmanit,
Voji i tij nga pema e Islamit.
Dritë e shpresë gjithkah hidhet ,
Sa të jete jeta shkjau do t’ dridhet.
Osa Kuka ka ra shehid.
Nuk ka vdek por gjithmonë ndrit.
Me legjenda pagane s’krahasohet,
Sixhadeja n’ xhenet nga meleqet i shtrohet.
Osa Kuka me burra tjerë,
Me vepra Imani sixhadenë tjerr.
Nga meleqet në xhenet iu shtrohet,
“Mire se vini !“, në xhenet iu thuhet.
Ata janë burrat e Imanit,
Drita e shpirti i Islamit.
Pa far ngurrimi jetën e japin,
Dyert e xhenetit me dritë i hapin.
Yjet e Islamit kurrë s’ perëndojnë,
Në qiell të imanit vezullojnë.
Burrnia Islame kurrë s’shteron,
Prej Arshit të Rrahmanit ajo buron.
Nga Allahu të gjithë nderue,
Xhenetin Firdos iu ka premtue.
Madhështia e Osos atje ka mbërri,
Me Sahabe rri e me tjerë karshi.
Në shoqni të Pejgamberit t’ gjithë janë,
Xhenetin e blen me vepër e Iman.
Me gjuhën e imanit shijuen dynjanë,
Mësues kishin Muhamed Mustafan.
Afër Pegamberit Ebu Bekiri,
Ndër Sahabet asht ma i miri,
Në se iamani i tij vihet në kandar,
Peshon ma randë se bota mbar.
Karshi Ymerit: burrit të drejtësisë,
Portës s’ diturisë: Imam Alis.
E aty afër Osman ibn Affan,
Pronari i dy dritave atij i thanë.
Luani i shkretinës Hamzai vetë,
Për guxim, trimëri… vulë ka mbet
Selman el Farisi, Bilal Habashi,
Suhejb e Rrumi.e tjerë karshi.
Saad ibn Vakas, ngadhnjyesi i Axhamit.
Ai bashkë me tjerët të bijtë e Islamit
Strategu i famshëm ishte Khalidi ,
Strategjia e tij gjeneral mahniti.
Çlirimtarit të Kudsit , Salahudin,
Ngadhënjyesit të Stambollës, Sulltan Fetin..
Tarik bin Zijad, çelësi i Andalusit,
Dërmuesi i tatarëve, Sejfedin Kutusit.
Omar Mukhtar , luani i shkretisë,
Muxhahidi i shquem i popullit t’ Libisë.
E shumë burra tjerë në xhenet Firdos,
Jetën me shehadet e kanë vulosë.
Me shpirtin e vetëmohimit breznitë ushqeni,
Burim frymëzimi gjithmonë do të jeni.
E dhatë jetën që kurrë mos të vdisni,
Me dritën e flijimit gjithmonë do t’ndrisni.
Madhështia e juej nga Allahu vetë,
Që jeta jonë kuptimplote të jetë.
Ajo duhet t’ ushqehet që kurrë mos t’ venitet,
Shkallës s’imanit përherë të ngjitet.
Allahu ju nderoj në dynja e ahiret,
Insha-Allah shihemi në xhenet.
Oso Kuka selamet,
Në botë flakë, dritë në xhenet!

Burhan Aldin Fili
Michigan, 2008