PËRSE SHTETI SHQIPTAR NUK I JEP MEDALJE DHE TITUJ NDERI

on e martë, shtator 23, 2008


Por, ajo që është misterioze ,ka të bëje me atë se cila është arsyeja e vërtetë qe Nënë Tereza nuk nderohet zyrtarisht nga qeverite shqiptare për t’i dhënë asaj dekorata dhe tituj nderi, në se ka dhënë me të vërtetë kontribut për Shqipërinë dhe për shqiptarët.


Shkruan: Selim Gokaj

Në muajin gusht 2008, gazeta britanike ‘’Dejli Telegraf’’ botoi te dhënat e një ankete ku , u dha një liste me më te njohurit për kontributin e tyre në dobi të çështjes së njerëzimit. Të dhenat treguan se vendin e pare e zuri bamirësja me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, e cila u shpall personaliteti më i shquar ne historinë e njerëzimit.Gazetari Ndue Ukaj, nga Kosova, me të drejte shprehet me superlativa për këtë vlerësim, duke bërë një shkrim interesant në gazetën kosovare ‘’Ekspres’’.Ai shkruan se bamirësja me origjinë shqiptare la pas, ne kete klasifikim, figura të njohura botërore si:Çurçilli, Martin Luter King e figura të tjera te njohura për kontributin e tyre ne dobi të çështjes së njerëzimit. Por, gazetari kosovar ankohet me të drejtë se mediat e shkruara dhe vizive i dhane shumë pak hapësirë kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme për shqiptarët, qe vazhdojnë të marrin vetëm informacione vulgare dhe komerçiale, duke qëndruar larg këtyre lajmeve, që evidentojnë figura të tilla si kjo bamirëse e njohur në të gjithë botën. Por, shqetësimi i Ndue Ukaj ecën edhe më tej, sepse ai habitet edhe për një heshtje të çuditshme nga institucionet shtetërore shqiptare, të cilat nuk duhet të anashkalojnë lajme të tilla të kësaj kategorie, në një kohë që kjo zonjë e nderuar ka deklaruar në mënyre publike se është me origjinë shqiptare. Por, ajo që është misterioze ,ka të bëje me atë se cila është arsyeja e vërtetë qe Nënë Tereza nuk nderohet zyrtarisht nga qeverite shqiptare për t’i dhënë asaj dekorata dhe tituj nderi, në se ka dhënë me të vërtetë kontribut për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Ne kemi parë buste , postera , emërtime rrugësh dhe institucionesh me emërin e kësaj bamirëseje , por një vlerësim zyrtar me dekorata dhe tituj nderi do të ishte i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm.Në këtë mënyrë do të bëhej publik raporti i vërtetë i saj me Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne e keni të qartë se shtetit shqiptar nuk i mungojnë medaljet , as nuk i mungon dëshira për ta nderuar zyrtarisht këtë zonjë te nderuar , por ai duhet të ketë një arsye të forte që hesht zyrtarisht për ta vlerësuar atë, së paku me një dekorate për kontributin e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët ,gjithmonë në se Nënë Tereza ka dhënë një kontribut të tillë.Por, ka shumë mundësi qe, të drejtën për ta vlerësuar zyrtarisht e ka Vatikani i cili e ka nderuar me tituj të lartë fetarë për kontributin e saj në propogandimin dhe përhapjen e fesë katolike permes akteve bamirëse si murgeshë katolike që ka qenë. Vetë Papa dhe personalitete të larta të kësaj herarkie e kane çuar këtë vlerësim deri tek shenjtërimi i saj ,si maksimumi fetar i këtij religjoni.Prandaj, shteti shqiptar nuk ka të drejtë të ecë me tej se bustet dhe posterat në vlerësimin e figures së kësaj bamirëses , megjithëse ajo ka origjinë shqiptare Por, ata, që e renditën të parën në anketën e gazetës ‘’Dejl Telegraf’’, e quajtën një murgeshë romane –katolike.Prandaj, gazetari nga Kosova , Ndue Ukaj, nuk ka përse shqetësohet shume që mediat dhe politika shqiptare e kaluan ne heshtje vlerësimin e fundit për këte zonjë të nderuar . sepse kontributi i saj bamires dhe aktivitetet e tjera të saj nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shqiptarët , por me qendrën e religjonit të saj, i cili e ka financuar fuqishëm edhe e ka vlerësuar pa kursim dhe vazhdimisht edhe pas vdekjes së saj.Qeveritë shqiptare nuk kane nguruar asnjë here të japin madalje dhe tituj nderi për figura dhe personalitete që kanë kontribuar në fusha të ndryshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duket se me Nënë Terezën janë mjaftuar me buste , postera , emertime institucionesh dhe rrugësh , sepse e kanë pasë të pamundur që të shohin së paku një kontribut të saj për atdheun dhe popullin e vet, qe të justifikojnë një medalje dhe një titull nder nga shteti shqiptar për këtë bamirëse te njohur në të gjithë botën.